Ballina / TEKNOLOGJI / Instagrami me anti-ngacmim
instagram, buling

Instagrami me anti-ngacmim

Instagram beson se mjeti i ri anti-ngacmim, i bën përdoruesit të ndalojnë dhe të marrin në konsideratë atë që po thonë, dhe mendon që mund të ndihmojnë në frenimin e abuzimit në platformë

Rrjeti social gjithashtu do të ofrojë së shpejti opsione për të kufizuar ndërveprimet me përdoruesit që mund t’ju shkaktojnë bullizëm.

Këto opsione do të përfshijnë fshirjen automatike të fjalëve ofenduese, gjithashtu nëpërmjet inteligjencës artificiale do të bëhet njohja kur teksti i ngjan llojit të postimeve që raportohen më shpesh si të papërshtatshme nga përdoruesit.

Shefi i Instagram Adam Mosseri diskutoi planet “anti bullying” në një intervistë në qershor.

Në konferencën e fundit zoti Mosseri tha se një fokus kyç i Instagramit që aktualisht është pronë e Facebook, është të merret me çështjen e bullizmit. Kjo për shkak se kohët e fundit adoleshentë të prekur nga bullizmi kanë dëmtuar seriozisht veten raste që kanë çuar deri në vetvrasje.

Provo po ashtu

newspaper express, washington, journalists, media, smtarphone, internet

Mbyllet gazeta Express mesazhi i fundit: “Shijoje telefonin tënd të qelbur”!

Quhej “Express” dhe shpërndahej falas në Uashington Pas 16 vitesh, kjo gazetë i ka “mbyllur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.