Ballina / TEKNOLOGJI / Instagram stories ka 200 milionë përdorues aktivë

Instagram stories ka 200 milionë përdorues aktivë

Instagram Stories vazhdon të marrë numër çdo herë e më të madh të përdoruesve të vet.

Shërbimi tash numëron mbi 200 milionë përdorues aktivë në nivel ditor. Kjo shifër tejkalon rezultatet e tetorit, kur Instagram Stories përdorej nga 100 milionë njerëz, përkatësisht 150 milionë në janar.

Instagram Stories konsiderohet kopje e funksioneve të caktuara, të cilat i posedon Snapchat, që i bën rezultatet e shërbimit edhe më impresiv. Vetë Snapchat ka vetëm 161 milionë përdorues aktivë.

Instagram që një kohë është duke ngritur numrin e përdoruesve të vet, me ndihmën e funksionit të ngjashëm në Snapchat, dhe kjo përfshin edhe “Pinning”, i cili mundëson përpunimin e videos me tekst shtesë.

Check Also

robotët

Deri më 2030, robotët do të nxjerrin nga puna 800 milionë punëtorë

Deri në 800 milionë punëtorë në të gjithë botën do të humbasin vendin e tyre …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *