Ballina / BOTA / Insheon: BB planifikon 5 miliardë dollarë për arsim

Insheon: BB planifikon 5 miliardë dollarë për arsim

Insheon: Varfëria dhe kriza botërore po ndikojnë në ndryshimin e politikave të pvrgjithshme, si në rafsh shtetesh po ashtu edhe në nivel të institucioneve globale. Grupi i Bankës Botërore planifikon që për fushën e arsimit të ndajë 5 miliard dollarë për 5 vitet e ardhshme.

Ky vendim u komunikua në Insheon të Republikës së Koresë nga Grupi i Bankës Botërore, para mbajtjes së Forumit të Arsimit Botëror 2015.

Grupi i Bankës botërore thotë se arsimimi i dobët bartë ‘pasoja të rënda’ në luftën kundër varfërisë së skajshme

“Në prag të Forumit të Arsimit Botëror 2015, Grupi i Bankës Botërore njofton se financimin për arsim të bazuar në rezultate do ta dyfishojë në 5 miliard dollarë për 5 vitet e ardhshme. Financimi i ri është pjesë e angazhimit të Grupit të Bankës për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme në botë deri në vitin 2030, duke përmirësuar të dyja cilësinë dhe barazinë e arsimit, në mënyrë që të gjithë fëmijët t’i fitojnë aftësitë e nevojshme për të bërë një jetë më të begatshme”, thonë zyrtarë të BB-së.

Më shumë se 160 vende do të takohen në Kore këtë javë për të diskutuar për një objektiv të ri dhe kornizë për veprim në arsim për 15 vitet e ardhshme. Kjo do të jetë pjesë e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm që duhet të miratohet nga Kombet e Bashkuara në shtator, e ky objektiv pritet të zëvendësojë Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit (OZhM).

 “E vërteta është se shumica e sistemeve të arsimit nuk u shërbejnë mirë fëmijëve më të varfër. Rreth 250 milionë fëmijë nuk mund të lexojnë e të shkruajnë – edhe pse shumica e kanë ndjekur shkollimin për vite me radhë. Kjo është një tragjedi me pasoja të rënda në luftën për luftimin e varfërisë së skajshme,” tha Jim Yong Kim, Presidenti i Grupit të Bankës Botërore. 

“Me rreth një miliard njerëz sot të bllokuar në varfëri të skajshme, përpjekjet e qëndrueshme për të përmirësuar të nxënit për fëmijë do të çlirojë një potencial të madh njerëzor për shumë vite. Rezultatet më të mira në klasë do të ndihmojë për t’i dhënë fund varfërisë së skajshme”, ka thënë mes tjerash ai.

 Analistët e Grupit të Bankës Botërore kanë përmendur tri arsye se pse barazia dhe të mësuarit do të ndihmojnë në dhënien fund të varfërisë së skajshme deri në vitin 2030.

“E para, arsimi ndihmon njerëzit që në shkallë të madhe t’i ikin varfërisë, t’i shtojnë 10% të ardhurat e tyre për çdo vit shkollimi për punëtorët në marrëdhënie pune. E dyta, gratë dhe femrat e shkolluara mund të jenë aktorë shumë efektiv në ndryshimin socio-ekonomik, duke sjellur kështu përfitime për veten dhe familjet e tyre. E trata, cilësia e rezultateve të arsimit – pra sa vërtetë punonjësit kanë mësuar në shkolla – është një tregues i qartë i shkallës së zhvillimit ekonomik”, thonë analistët e Grupit të Bankës Botërore.

Rreth 121 milionë fëmijë në mbarë botën mbeten larg shkollave fillore dhe të mesme të ulëta. Arritja deri te shumica e këtyre fëmijëve është pjesa më e vështirë, për shkak të varfërisë, barrierave gjinore, largësisë, dhe paaftësisë. Objektivi i ri global për vitin 2030 nuk është vetëm për përfshirjen në shkollë të fëmijëve të mbetur jashtë, por edhe si garancë që ata janë duke mësuar shkrim-lexim, matematikë, dhe aftësi të tjera jo-kognitive për të cilat ata kanë nevojë për t’i ikur varfërisë së skajshme, për të përfituar nga rritja ekonomike, dhe për t’i dhënë hov inovacionit dhe krijimit të vendeve të punës”./infoglobi

Provo po ashtu

Shpend Ahmeti thotë se qeveria PAN 2 do të ishte gjëja më e keqe për Kosovën

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, thotë se gjëja me e keqe për Kosovën do …