Pas lajmit të djeshëm përkitazi me gjendjen e rëndë në Gjilan, ku ndjehej mungesë e oksigjenit, informacione të ngjashme vijnë edhe nga Gjakova.
Dr. Blin Nagavci Mjek Hulumtues, i cili punon per Qendren Klinike Universitare te Freiburgut ne Gjermani, ka ngritur alarmin për mungesë të oksigjenit në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Sipas dr. Nagavcit “në ditët e fundit gjendja është përkeqësuar edhe më tej, ndërsa sonte problemi ka arritur pikun, së paku 2 spitale në Kosovë kanë mbetë në rezervat e fundit të Oksigjenit duke përfshirë edhe Spitalin e Gjakovës”.
Nëse nuk gjendet një zgjidhje urgjente për ditët në vijim dhe zgjidhje më afatgjate për dimrin që po vjen shumë pacientë mund të na vdesin nga mungesa e oksigjenit, ka tërhequr vërejtjen Nagavci.
Postimin e plotë mund ta lexoni këtu. /infoglobi