Infektohet edhe një mjek, i kërkon falje vajzës së tij që e infektoi

Numri i personelit të infektuar shëndetësor po vazhdon të rritet. Me COVID-19 është infektuar edhe doktori kosovar, Mitat Salihu, i cili përmes një postimi në FB ka treguar se rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të nderuar familjarë, miq e veçanërisht kolegë mantelbardhë!
Pas disa ditësh me simptoma, dje më është bërë e mundur të testohem për covid-19.
Sot, para disa orëve kam pranuar telefonatën nga IKSHPK për të konfirmuar se rezultati i testit tim për covid-19 është pozitiv.
Të jesh pozitiv me covid-19 nuk është marre.

Marre është të jesh pozitiv edhe të mos izolohesh! E, unë e kam bërë këtë, e këtë janë duke e bërë edhe shumë të tjerë.

Por, ka një dallim, përderisa nuk të bëhet e mundur të testohesh edhe si punëtor shëndetesor, atëherë kjo më bënë së paku moralisht të pafajshëm. Sepse e vetmja mënyrë për të vërtetuar se a je pozitiv është testimi.
Gjatë kësaj kohe kam punuar pandëprerë me pacientë, duke mos e ditur se jam pozitiv. E kam bërë më të mirën e mundshme ashtu si të gjithë kolegët e mi 24/7.

U kërkoj falje nëse dikush është infektuar si pasojë e kontaktit me mua.
Duke pas parasysh që nga ky fakt ka pësuar edhe personi më i dashur në jetën time, vajza ime Loreta besoj që do të më falni.

PS. Apel qeverisë që punetorët shëndetësor të trajtohen më dinjitetshëm, sepse pa ta lufta kunder covid- 19 është e humbur. Të testohemi pa ndërprerë edhe nga disa herë nëse është nevoja.
E tmerrshme kur një punëtor shëndetësor është shpërndarës i infeksionit si puna ime, e arsyeja pamundësia për tu testuar edhe pas disa kërkesave. /MH

InfoGlobi ka raportuar vazhdimisht se numri i mantelbardhëve të prekur me koronavirus është në rritje. Ky nuk është problem vetëm i Kosovës por edhe i shteteve tjera të botës. Deri tash në Kosovë nga COVID -19 kan% vdekur 5 mjekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.