Ballina / Kulturë / Indonezi, polemika për statujën e Hitlerit në hyrje të Aushvicit
Hitleri, Indonezi, statuja

Indonezi, polemika për statujën e Hitlerit në hyrje të Aushvicit

Një Hitler në lartësi natyrale ngrihet krenar para një prej krijimeve më monstruoze: kampi i përqendrimit të Aushvicit. Për rreth një vit, vizitorët e De ARCA Statue Art Museum, muzeu i artit pamor në Xhava të Indonezisë, kanë hasur në këtë imazh.

Por në vend që të mos aprovonin idenë, vizitorët bënin ‘selfie’ me Fyhrerin dhe kampin e torturave në sfond. Fotot nisën të qarkullojnë në rrjetet sociale dhe shkaktuan një polemikë, aq sa organizatorët e ekspozitës kanë kërkuar falje duke vendosur të heqin statujën.

“Nuk donin të fyenim asnjë”, – ka replikuar Jamie Misbah, menaxher i muzeut. Organizatorët kanë siguruar mes të tjerash se asnjë nga vizitorët nuk është ankuar sa i takon bustit të ish-diktatorit gjerman. Polemikat nisën nga përdoruesit e rrjeteve sociale që kanë parë foton e Hitlerit me përshëndetjen naziste.
Shumë prej tyre e kanë cilësuar një skandal, si skulpturën, ashtu edhe përmbajtjen ku është vendosur dhe kërkuar heqja e saj.

Mbi rastin ka ndërhyrë edhe Simon Wiesenthal Center, organizata hebraike e të drejtave të njeriut. “Është e vështirë të gjesh fjalë sa i takon këtij incidenti, – ka thënë Abraham Cooper, – është një fyerje për viktimat që qëndruan në atë kamp dhe nuk i kthyen më”.

Dylli i Hitlerit, një nga 80 veprat e muzeut, u hoq dhe organizatorët e ekspozitës i kërkuan falje të gjithë atyre që u fyen, por siguruan se kanë vepruar duke pasur si qëllim vetëm edukimin.

Check Also

Alfred Peza

Peza shpalos detaje reale nga jeta e Ahmet Zogut dhe të dashurës së tij

Gazetari Alfred Peza, rikthehet në vëmendjen e publikut shqiptar, kësaj here për të promovuar librin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *