Ballina / BOTA / Indonezi: Nuk ka të mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit me 189 pasagjerë
indonezi rrezimi i aeroplanit

Indonezi: Nuk ka të mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit me 189 pasagjerë

Zyrtarët në Indonezi thanë se të 189 njerëzit në bordin e aeroplanit që u rrëzua në det, “sipas të gjitha gjasave kanë vdekur”.

Avioni i kompanisë indoneziane Lion Air u rrëzua në Detin Java, mëngjesin e së hënës.

“Mendoj se askush nuk mbijetoi, sepse trupat e viktimave që gjetëm nuk janë të paprekur… Kanë kaluar orë dhe, sipas të gjitha gjasave, të 189 njerëzit në bord kanë vdekur”, tha drejtori i Agjencisë së Kërkim-Shpëtimit, Bambang Suryo Aji.

Avioni Boeing-737 MAX u zhduk nga radarët 13 minuta pasi u ngrit nga Xhakarta dhe u rrëzua vetëm disa momente pasi ekuipazhi kërkoi të kthehet dhe të bëjë ulje emergjente.

Nuk dihet ende cili është shkaku i rrëzimit.

Sipas disa njoftimeve, piloti Bhavye Suneja, 31 vjeç, ka pasur disa mijëra orë përvojë fluturimi.

Provo po ashtu

Haradinaj ka takuar sot ambasadorin amerikan, Kosnett

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka takuar sot ambasadorin amerikan, Philip Kosnett. Haradinaj, ka shkruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.