Ballina / LIFESTYLE / Fun / India shënon festë “Ngjyrat e Shenjta”
indi festa

India shënon festë “Ngjyrat e Shenjta”

Nga veçoritë e festës është shoqërimi me miqtë, vizita e të afërmve dhe ngrënia e ëmbëlsirave të ndryshme.

Festivali i lashtë i hindusëve, Holi, i njohur edhe si “Festa e ngjyrave”, është mbajtur në Bangladesh ku mijëra hindusë kremtuan në rrugët e Dhakas ardhjen e pranverës.

Holi është një festival i ngjyrave dhe dashurisë me të cilën shënohet ardhja e pranverës dhe zgjimi i natyrës nga gjumi dimëror.

Në ngjyrosjen e fytyrës dhe të duarve marrin pjesë meshkujt, femrat, fëmijët dhe të moshuarit.

Festa mbahet në rrugë, sheshe, parqe, përpara ndërtesave dhe tempujve.

Kremtimet plotësohen nga muzikantët e rrugës bashkë me të cilët njerëzit këndojnë këngët tradicionale kushtuar pranverës.

Nga veçoritë e festës është shoqërimi me miqtë, vizita e të afërmve dhe ngrënia e ëmbëlsirave të ndryshme.

Sipas besimeve tradicionale, festa shënon edhe fitoren përfundimtare të së mirës mbi të keqen./aa/

@Fluidi

Provo po ashtu

kurse, mesimi

Këtu mund të gjeni adresat për kurset pa pagesë ose me pagesë të pjesërishme

Nëse nuk keni dëgjuar deri tani, universitetet përreth botës po ofrojnë kurse online pa pagesë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.