Incidenti në urën e Londrës, besohet se ka të lënduar

17:45 Autoritetet policore të Scotland Yard në Londër kanë konfirmuar se personi i dyshuar është vrarë nga forcat policore. Ata konfirmuan poashtu se disa kalimtarë në urën e Londrës. Lëndimet janë shkaktuar nga një thikë e gjatë.

Policia po e trajton rastin si akt terrorist.

‘Rreziku për njerëz ka kaluar dhe siguria publike është rivendosur” thuhet në deklaratën policore.

15:00 Routers raporton se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në urën e famshme të Londrës e pak pas të shtënave ura është mbyllur për qarkullim.

Një person është arrestuar e besohet se disa janë lënduar, kanë thënë zyrtarët policorë. Sipas tyre ata janë ftuar në një rast therrjeje me armë të ftohta në orën 14 pm sipas kohës londineze. Në disa video të postuara ne rrjetet sociale dëgjohen qytetarë duke thënë se sulmuesi kishte thikë .

Sipas gazetarëve të BBC-së, njerëzit janë duke u evakuuar për rreth urës nga polic të armatosur ndërsa është parë edhe ambulanca, sipas tyre.

“Ekipet tona ndodhen në vendin e ngjarjes” kanë konfirmuar përmes rrjetit twitter Shërbimi i ambulancave i Londrës.

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan poashtu është prononcuar përmes Twitterit dhe ka thënë se po i ndjek zhvillimet në urën e Londrës.

Rrjetet sociale po vlojnë nga pamjet ku shihet përpjekja e forcave policore të heqin armën, që besohet të jetë thikë, nga sulmuesi. Ndëgjohet edhe e shtëna por nuk është e qartë gjendja e sulmuesit.

“Jemi në dijeni për videot në rrjete sociale. Ju lutemi kini kujdes me rastin e asaj çfarë po shpërndani” kanë shkruar autoritetet policore . Pas pak ata kanë kërkuar nga qytetarët që t’i lënë të kujdesen për sigurinë e tyre.

“Na ndihmoni të kujdesemi për sigurinë tuaj”, kanë shkruar mes tjerash zyrtarët policor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.