Ballina / KOSOVA / Inaugurohet autostrada “Arben Xhaferi”
inaugurimi i autostrades arben xhaferi 29.5.2019

Inaugurohet autostrada “Arben Xhaferi”

Ka filluar ceremonia e inaugurimit të Autostradës “Arbën Xhaferi”, Prishtinë-Hani i Elezit.

Në ceremoninë e inaugurimit po marrin pjesë liderët e vendit, mysafirë të tjerë nga vendi dhe  rajoni.

Ndryshe autostrada “Arbën Xhaferi” ka edhe urën që është më e larta dhe e gjata në Ballkan dhe që jep mundësi qytetarëve që të shohin edhe bukuritë që i ka Gryka e Kaçanikut dhe lumi Lepenc deri në Han të Elezit.

Nga Gryka e Kaçanikut e deri në Han të Elezit, autostrada është ndërtuar nga urat gjigante që i kanë dhënë pamje të veçantë, raporton RTKlive.

Ndryshe Autostrada “Arbën Xhaferi”, i ka kushtuar buxhetit të Kosovës, mbi 650 milionë euro.

Ura më e gjatë në Kaçanik do të jetë rreth 7 kilometra dhe konsiderohet se është ura më e gjatë në rajonin ballkanik.

“Para 20 vitesh, kjo rrugë e kishte domethënien e braktisjes së atdheut për të kërkuar shpëtim. Sot marrim frymë lirshëm dhe me guxim, shohim përtej fatkeqësisë në të ardhmen prosperuese”, kështu tha kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ceremonisë së hapjes së Autostradës “Arbën Xhaferi”.

Kryeministri Haradinaj tha se janë këtu bashkë, për t’iu gëzuar kësaj vepre moderne, që i jep një pamje të re jo vetëm peizazhit të Kosovës, por tërë rajonit, si një hapësirë, që është ndarë së bashku nëpër shekuj.

Kryeministri Haradinaj, gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, tha se kanë hasur në sfida gjatë rrugëtimit, por nuk janë ndalë, sepse kanë pasur besim, jo vetëm në cilësinë e ekspertizën e operatorëve, por në të gjithë ata parametra të tjerë, që dëshmojnë se është njëra ndër veprat më të bukura të infrastrukturës në Ballkan.

“Janë paratë e taksapaguesve, të qytetarëve të Kosovës dhe ju garantojmë me përgjegjësinë më të madhe, se me respektin më të madh është bërë kujdes, që ky investim të jetë në përputhje me obligimet ligjore që kanë institucionet e vendit, në përputhje me qëllimin e këtij projekti, që sot ta kemi të përfunduar”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova po ecë me guxim në infrastrukturë.

Provo po ashtu

Imazhi i markës mund të jetë një faktor i madh për kompanitë

Imazhi i markës mund të jetë një faktor i madh për kompanitë dhe suksesin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.