ILO : Shkalla e papunësisë në nivel global në vitin 2020 do të shënojë rritje

 Raporti i publikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës e Kombeve të Bashkuara (ILO), në një kohë kur liderët botërorë janë mbledhur në Davos të Zvicrës për të ngritur shqetësimet e tyre mbi pabarazinë dhe krizën klimatike, paralajmëron se përafërsisht 473 milionë njerëzve në mbarë botë u mungojnë mundësitë e punësimit për të përmbushur nevojat e tyre.

Shkalla e papunësisë në nivel global në vitin 2020 do të shënojë rritje për herë të parë gjatë një dekade, parashikon raporti në fjalë dhe paralajmëron se numri i të papunëve në botë do të rritet me afërsisht 2,5 milionë të tjerë për shkak të nivelit të ulët të rritjes ekonomike në të gjithë botën dhe numri total i të papunëve do t’i kalojë 190 milionët.

Raporti zbulon se vetëm 165 milionë nga 5,7 miliardë njerëz në moshë pune janë të punësuar sot në të gjithë botën, por ata nuk mund të gjejnë një punë me pagë të mirë aq sa të plotësojnë nevojat e tyre.

Gjithashtu 119 milionë njerëz ose kanë hequr dorë nga të kërkuarit në mënyrë aktive të një vendi pune ose nuk kanë qasje në tregun e punës për shkak të rrethanave të tyre personale.

Pabarazia në shpërndarjen e të ardhurave është një çështje tjetër, që raporti e trajton gjerësisht dhe sipas të dhënave që paraqet, 267 milionë njerëz të grupmoshës 15-24 vjeç nuk kanë as punë, as shkollë apo arsim profesional.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.