Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Ilir Deda largohet nga Alternativa, cilit subjekt do t’i bashkohet?

Ilir Deda largohet nga Alternativa, cilit subjekt do t’i bashkohet?

Deputeti Ilir Deda zyrtarisht është larguar nga Alternativa, pasi që kjo e fundit është gati të lidhë koalicion me lëvizjen Vetëvendosje.

Konfimimin për largimin e Dedës nga Alternativa e ka konfirmuar në “Imazh” të RTK-së, Mimoza Kusari-Lila, që është bashkëthemeluese e këtij subjekti politik me Dedën.

Ajo ka thënë se Deda i ka njoftuar me shkrim për dorëheqjen me arsyetimin se ai nuk pranon të jetë sërish pjesë e LVV-së, dhe për këtë shkak i ka ndarë rrugët partiake e politike.

Kusari-Lila ka konfirmuar se janë duke e draftuar marrëveshjen për koalicion me LVV-në dhe sipas saj formalizimi pritet të ndodhë shumë shpejt.
Sipas saj, LVV është pretendentja kryesore për të qenë fituese në zgjedhje dhe subjekti që do të mund ta bënte ndryshimin në politikën e Kosovës.

Ndryshe, gjatë ditës Ilir Deda është parë duke pirë kafe me nënkryetarin e PSD-së, Dardan Sejdiu, por që asnjëri prej tyre nuk kanë pranuar nëse kanë folur për kalimin e mundshëm të Dedës në këtë subjekt politik./InfoGlobi

Provo po ashtu

parlamenti britanik

Shpërndarja e parlamentit britanik kalkulim politik

Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar, po shqyrton këtë javë, dy apele rreth legalitetit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.