gripi, simptoma

IKSH ka shpallur epidemi të gripit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se ka shpallur epidemi të gripit.

Vetëm gjatë javës së parë të shkurtit në tërë Kosovën janë paraqitur 6.451 raste me grip, duke shënuar dyfishin e të prekurve krahasuar me javën e fundit të janarit.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës tregojnë se më të prekurit janë fëmijët nën moshën 5 vjeçare.

Numri i fëmijëve që po trajtohen në Klinikën e Pediatrisë në QKUK është 130.

Por në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Prishtinë tregojnë se situatë e njëjtë ka qenë edhe muajin nëntor dhjetor të vitit të kaluar, andaj nuk ka nevojë për panik.

Prindërve u këshillohet që fëmijët e prekur nga gripi të qëndrojnë në shtëpi, të rrisin konsumimin e lëngjeve dhe të mbajnë pastërtinë personale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.