Ballina / SPORT / Iinspirim për ekipin serb
Crvena Zvezda, zvicra, serbia,kroacia

Iinspirim për ekipin serb

Tanku i prodhimit sovietik T5 i ushtrisë jugosllave që përdornin gjatë luftës me Kroacinë

Skuadra e futbollit ka lejuar parkimin e një tanku  para ndeshjes në Ligën e kampioneve me helvetikët, në një lëvizje të cilën banorët vendas e quajnë normale, por që ka shkaktuar indinjatë në fqinjët ballkanas, shkruan tch.

Në ndeshjen e parë në Bernë, huliganët serbë mbështetës të Crvena Zvezdës thyen dyqane dhe shkaktuan trazira para dhe gjatë ndeshjes me Jang Bojs, madje 6 qytetarë zviceranë kërkuan ndihmën mjekësore të lënduar, por në kthim, serbët kanë çuar tifozerinë në një tjetër ekstrem.

Tanku i prodhimit sovietik T5 është një prej qindra të tillëve që kishte ushtria jugosllave në përdorim gjatë luftës me Kroacinë. I lyer së fundmi dhe i salduar në pjesët që mund të sjellin tragjedi, ai është vendosur për të shërbyer si inspirim për ekipin, pavarësisht se shumëkush e quan një veprim kontrovers.

Në Kroaci këtë e kanë cilësuar si një provokim por në Beograd, para stadiumit të Crvena Zvezdës, ky mjet luftarak është kthyer në vendin e preferuar për fotografi.

Provo po ashtu

Danny Da Costa , Eintrachtit, frankfurt

Futbollisti e padit nënën e tij

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta gjermane “Bild Futbollisti i Eintrachtit të Frankfurtit, Danny …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.