Ballina / Shkencë / Identifikohet ”zogu më i madh fluturues”
Identifikohet zogu më i madh fluturues

Identifikohet ”zogu më i madh fluturues”

Janë gjetur mbetjet fosile të zogut me të madh fluturues, zbulim ky që u publikua në procedurën e Akademisë Kombëtare të Shkencave.

Fosili i krijesës 25 milion-vjeçar u zbulua 30 vjet më parë në Karolinën e Jugut por ka marrur kohë deri tani të identifikohet se çfarë krijese është.

Kjo krijese do te dukej si një pulëbardhë me madhësi në mes 6.1 dhe 7.4m.

Daniel Ksepka kurator i shkencës në Muzeun Bruce tha se ky fosil është shquar si për nga madhësia,të cilen ne mundemi vetëm ta spekulojmë para zbulimit,ashtu edhe nga ruajtja e tij.

Për nga ndërtimi eshtëror është e ndërlikuar të flitet por  kafka në veçanti është e hollë. Thuhet nga shkencëtarët se ishte fundosur në fund të detit dhe pa u shkatërruar arriti të zbulohej.

Kërkuesit besojnë se ky zog gjigant e tejkalon ate që mbante rekordin deri më tani,Argentavisn e mahnitshem-i cili u gjet në Ameriken Jugore me madhesi prej 5.7-6.1m,i cili kishe ekzistuar rreth 6 milion vite më parë.

Shkencëtarët e kanë quajtur sandersi i ri gjigant Pelagornis dhe besojnë se se ka pasur ngjashmëri madhësine si të  albatrosëve mirëpo modelet teorike sugjerojnë se është e ndërlikuar që një zog me këtë madhësi të qëndrojë në ajër duke i përplasur krahët dhe besohet se ka përdorur rrymat e ajrit për të fluturuar mbi oqean.

Këta zogj dikur ishin të zakonshëm, por u zhdukën rreth tre milionë vjet më parë dhe shkencëtarët ende nuk e kuptojnë pse ata u zhdukën./infoglobi/M.F

Provo po ashtu

Në fund të shtatorit një valë e nxehtë?

Një valë e nxehtë pritet që të përfshijë planetin Tokë në fund të muajit shtator. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.