Ideja gjeniale e Muller për të shmangur gazetarët

Thomas Muller nuk triblon vetëm brenda fushës. Ai di ta bëjë atë edhe jashtë saj, sidomos kur bëhet fjalë për gazetarët.

Sulmuesi gjerman nuk ishte në humor për t’u përballur me pyetjet e gazetarëve në aeroportin e Mynihut pas rikthimit të Bajernit nga Doha dhe mendoi një ide gjeniale.

Ai bëri sikur po fliste në telefon gjatë gjithë kohës, me ndryshimin e vetëm se në vesh nuk mbante një telefon, por pasaportën e tij.

Muller nuk po kalon një periudhë të mirë te Bajerni me ardhjen e Ancelottit dhe pakënaqësinë më të madhe e shprehu pas ndeshjes me Rb Leipzig, ku qëndroi gjatë gjithë kohës në stol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.