ICK kërkon nga UBT të tërheq reklamën mashtruese

ICK është indinjuar me një reklamë nga Kolegji UBT në Prishtinë dhe e akuzon skëte të fundit për ‘mashtrim’ për shkak se pvrdori pamje dhe iu referua garës #natev në NASA ku Kosova kishte fituar kohë më parë. Në murin e ICK-së kanë filluar komentimet, madje edhe të studentëve që i vihen në mbrojtje UBT-së.

“Nese unë personalisht ua kam dhën voten time ua kam dhën pasi që jam njoftuar për ju përmes UBT-së të cilet ju kanë mbështetur të paktën me promocionin ndaj jush, dhe e dyta UBT është Universitet dhe jo Kolegj siç e keni cituar ju. Një fjal e popullit thot “Kujt ti japësh dorën të merr krahun”, shkruan studenti i UBT-së Arlind Guta (citati është marr në origjinal dhe nuk është lekturuar).

InfoGlobi ju sjell të plotë reagimin e ICK-së, e cila po kërkon nga Kolegji UBT të tërheq reklamën e paautorizuar.

Reagim: Përdorim i pa-autorizuar i brendit të “NASA Space Apps Challenge” nga Kolegji UBT.

(Pas përfundimit të afatit prej 24 orëve, në bazë të kërkesës me shkrim drejtuar përfaqësuesve të Kolegjit UBT).

Nëpërmjet kësaj shkrese, Innovation Centre Kosovo (ICK), si nikoqir zyrtar për Republikën e Kosovës i garës prestigjoze “NASA Space Apps Challenge”, deklaron të pa-autorizuar përdorimin e brendit të garës në video materialin promovues të titulluar “Kam vendos… UBT”, publikua

Asnjë person fizik apo juridik nuk ka të drejtë të përdorë logon e NASA dhe/apo “Space Apps Challenge” pa aprovim paraprak (me shkrim) nga Agjencia Amerikane e Hapësirës, respektivisht përfaqësuesi zyrtar i garës në shtetin përkatës (ICK në këtë rast).

Përveq përdorimit të pa-autorizuar të brendit, i njejti material promovues përmbanë informata jo të vërteta, siq vijon:

Citim i tekstit nga video materiali promovues, min 0:30/1:03 “Vendi i parë në NASA”.

Sqarim: Nuk ekziston çmimi “Vendi i parë në NASA”. Gara e “NASA Space Apps Challenge”, shpallë fitues vjetor në disa kategori, ndërsa supozohet që Kolegji UBT i referohet fitores së madhe të çmimit të publikut nga ekipit, i themeluar në ICK gjatë garës lokale të “Space Apps Challenge”, nga të rinj të profileve të ndryshëm, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike i Universitetit Publik të Prishtinës (UP).

Kujtojmë që në bazë të ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës, përveq që mbrohet pronësia intelektuale, publikimi mashtrues nënkupton çdo publikim që në njëfarë mënyre mashtron apo ka mundësi të mashtrojë personat të cilëve u është drejtuar apo tek të cilët ka arritur publikimi, dhe që mund të ndikojë në sjelljet e tyre ekonomike, apo të dëmton ose që mund të dëmtojë konkurrentin.

Kërkojmë largimin e menjëhershëm të këtij materiali promovues nga të gjitha rrjetet sociale dhe mediat elektronike në Kosovë, gjegjësisht largimin e pjesës së lartpërmendur.

ICK mbetet e përkushtuar në promovimin e vlerave, ndërmarrësisë, inovacionit dhe shkencës në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë partnerët, përfshirë të gjitha universitetet/kolegjet publike dhe private në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!