Ndodhi në këtë ditë

Ibrahim Kelmendi: Vëllaun, Qerimin, mund t’a kenë vrarë profesionistë të BIA-s

Ibrahim Kelmendi ,që momentalisht është duke jetuar jashtë Kosovës, dyshon se vëllau i tij Qerimi, mund të jetë vrarë nga profesionistë të BIA-s serbe.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, në orët e para të ditës së sotme u gjet nga policia i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës.

Deri më tani organet e rendit, nuk kanë bërë publike dyshimet e para. Për Kelmendin, u tha se mund të ketë qenë i ftuar apo dëshmitar në Gjykatën Speciale, mirëpo këtë informacion e kanë mohuar në familjen e tij.

Ish-udhëheqësi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, në një bisedë për Gazetën Express thotë se vëllai i tij i ndjerë deri sot nuk ka marrë asnjë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale. Ai thotë se me Qerimin kishte komunikuar çdo ditë, e se ai nuk e kishte shfaqur ndonjë shqetësim, përveç atyre për të cilat thotë se ka shkruar edhe publikisht, e që ishin vrasjet politike.

“Deri sot nuk ka marrë asnjë lloj ftese nga strukturat e të ashtuquajturës Gjykatë Speciale. Për herë të fundit jemi pa para katër vitesh, meqë unë jam larg Kosove. Por përmes FCB kemi komunikuar përditë. Hera e fundit ishte pardje. Nuk ka shfaqur asnjë shqetësim ekstra, pos atyre që i ka shfaq në FCB, gjatë debatit për “vrasjet politike”, shton ai.

Kelmendi ka thënë se dyshon që prapa vrasjes së vëllait të tij qëndrojnë vrasës mercenarë, apo profesionistë të BIA-s serbe, që thotë se këtë e kanë bërë për të ndezur edhe më shumë armiqësimin mes krahut të luftës dhe atij të paqes.

“Dyshoj në vrasës mercenarë apo profesionistë të BIA-s së Serbisë, e cila duhet të ketë shfrytëzua rastin e debatit dhe grindjeve për “vrasjet politike”, për ta ndez edhe më shumë armiqësimin mes “krahëve” të luftë dhe pacifist.

Sa herë që nxiten grindje e debate, BIA shfrytëzon rastin të bëjë vrasje, për ta armiqësuar sa më shumë ambientin mes shqiptarëve”, deklaron Kelmendi.

Policia e Kosovës ndërkaq përmes një komunikate nisur për media ka njoftuar se vetura në të cilën dyshohet se ishte Qerim Kelmendi është gjetur e djegur e tëra.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë është duke u djegur një veturë. Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku ka vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin”, ka bërë të ditur policia.

Qerim Kelmendi ishte një prej ushtarëve të parë të UÇK-së, mik i heroit Ilir Konushevc idhe vëllai i Ibrahim Kelmendit, njërit nga drejtuesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës.

Për vrasjen e tij kanë reaguar presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtar të tij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.