IAN CLIFF, INFOGLOBI, INTERVISTE

Ian Cliff: Çështjet duhet shtruar në tryezë, kjo është zgjidhja

Në intervistën ekskluzive dhënë Agjencisë së Lajmeve Info Globi, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cameron Cliff, flet për dialogun teknik, sqaron dialogun politik, shpjegon pikëpamjet për Jarinjë e Bërnjakë, pastaj ndalet në çështjen e investimeve, Raportin e Progresit, Planin e Ahtisarit dhe në çështje tjera me interes për Kosovë e rajon.

Intervistën e realizoi: Evliana BERANI

infoGlobi: Ambasador Cliff, a mund të na tregoni përshtypjen tuaj se ku qëndron Kosova sot në krahasim me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor?

Është e qartë se ndryshimi i madh në mes të Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është se ne ende nuk kemi njohje ndërkombëtare të mjaftueshme. Janë 84 vende që e kanë njohur Kosovën, dhe kjo është e rëndësishme, mirëpo ende duhet të punohet që të njejtën ta njohin edhe shtetet e tjera.

Unë vetëm dua të jap një krahasim me Bosnjë e Hercegovinën, sepse kam punuar aty ambasador, për katër vite rresht. Ndryshimi në mes të Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës është se bashkësia ndërkombëtare ishte unike në përkrahjen e Bosnjë e Hercegovinës shtet. Por, brenda BH kishte shumë njerëz që shihnin me dyshim atë.

Këtu në Kosovë ne përballemi me një grup shumë më të vogël të njerëzve, të cilët e vëjnë në pyetje pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Këtu ekziston edhe problemi se bashkësia ndërkombëtare është e ndarë kur është në pyetje statusi I Kosovës. Kjo nënkupton se progresi i Kosovës drejtë Europës është më i komplikuar.

Më duhet të them, jam optimist që Kosova do të integrohet në strukturat europiane dhe ato euro-atlantike, dhe qeveria ime është absolutisht e vendosur për këtë, por mendoj se kjo do të merrë kohë,. Konsideroj se është veçanërisht e rëndësishme të krijohet një perspektivë europiane për popullin e Kosovës. Kjo është një sfidë e madhe për momentin, mirëpo mendojë se kjo mund të bëhët.

infoGlobi: E kuptoj optimizmin tuaj si diplomat. Javën e kaluar Komisioni Europian publikoi Raportin e Progresit për Kosovën, poashtu edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perendimor. Ai raport nuk duket edhe aq optimist. Çfarë mendoni për të?

Unë nuk pajtohem. Mendoj se ai përmend shumë pika në të cilat Kosovoa duhet të bëjë më shumë dhe ne e inkurajojmë qeverinë e Kosovoës të punojë në ato fusha. Mirëpo, progres është bërë, si për shembull në fushën ku Mbretëria e Bashkuar ka ndihmuar, e që është në ligjin e prokurimit. Raportet tjera të progresit ishin mjaftë kritike për prokurimin, e Kosova tani po bën gjënë e duhur.

infoGlobi: Në Raportin e Progresit thuhet se Qeveria e Kosovës duhet të hartojë një plan për veriun e kosovës. Çfarë mendoni, për çka bëhet fjalë?

Isha pak i pasigurt se çfarë nënkuptonte ai plan, por mendoj se Pierre Mirelli nga Komisioni Evropian (KE-ja), e bëri mjaftë të qartë se për çfarë konkretisht bëhet fjalë. Plani ka për qëllim edukimin, biznesin dhe ekonominë. Nuk flitet për një plan politik. Ju mund të thoni, se në fakt nevojitet një plan politik, i cili do të integronte në mënyrë paqësore bashkëqytetarët e pjesës veriore të Kosovës në institucionet kosovare.
Por, kujtoj se KE me planin për veriun ka menduar për një plan që ka qasje ekonomike, gjë që është poashtu shumë e rëndësishme për veriun.

infoGlobi: Ta them të drejtën, është shumë e rëndësishme që Komisioni Europian i më në fund rëndësi çështjeve ekonomike. Si e shihni Kosovën nga aspekti i zhvillimit ekonomik dhe njerëzor në përgjithësi?

Kur po përgatitesha të vij këtu, kam biseduar me një numër ekspertësh të cilët dinin më shumë se unë për Kosovën. Një ndër mesazhet që vinte pareshtur ishte nevoja që të fokusohemi në çështjet ekonomike. I është kushtuar rëndësi programeve makro-ekonomike, por çështja e të bërit biznes, krijimi i vendeve të punës, etj sikur ishin anashkaluar.
Unë mendoje se këto janë masa të rëndësishme. Mos harroni, vulat doganore janë barrierë shumë e madhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës, sepse është e pamundur të eksportohen mallëra nepërmjetë rrugës në veri. Kjo ndodhë sepse Serbia nuk njehë vulat doganore të Kosovoës. Të shpresojmë se kjo do të ndryshojë mendim. Implementimi i tyre është testi kryesor që Serbia të ecë drejtë kandidimit në BE.

infoGlobi: Besoj se pajtoheni që ekzistojnë edhe pengesa tjera zhvillimore. Pengesë është edhe heqja e Kosovës nga lista e vendeve me status preferencash të favorizuara tregtare, gjë që e bëri BE-ja. Çfarë ndodhi?

Ka edhe elemente pohuese, por edhe mohuese në këtë ekuacion. Parlamenti Europian pajtohet që Kosovës ti jipet statusi i vendit me masa për tregti autonome edhe për pesë vite tjera. Kjoështë shumë e rëndësishme, edhe pse qeveria ime beson se gjëja kryesore është të arrihet një marrëveshje për tregti, përkatësisht të arrihet marrëveshja tregtare me BE-në si tërësi.

infoGlobi: Mund të gaboj, por duke e njohur vendin ku jetoj, kam përshtypjen se edhe sot, pra 11 vite pas luftës, ndërkombëtarë e vendorë nuk kanë vizionsi ti zgjidhin problemet me varfërinë e papunësinë në Kosovë. Dihet se bashkësia ndërkombëtare ka investuar shumë, dihet se qeveria po përpiqet të gjejë shtekdaljen, por niveli i varfërisë dhe i papunësisë mbetet po ai i para më se dhjetë viteve! Pse nuk po lëvizet përpara?

Mendoj se ka dy shtresa të përgjigjes për këtë pyetje. Së pari, mendoj që Kosova nuk është imune ndaj rënies ekonomike globale. Në të vërtetë mendoj se Kosova është në avantazh në krahasim me vendet e saj fqinje, sepse ajo nuk ka barrën e borxheve, që e kanë të tjerët.

Kam biseduar me shumë kompani britanike të interesuara për investime këtu dhe unë shohë se ka të interesuar. Interesimi ekziston dhe kujtoj se ky është vetëm fillimi. Por, gjërat të cilat janë barrierë për ta janë çështjet si, korrupsioni, mungesa e qartësisë së kornizës ligjore për të bërit biznes, pastaj barrierat administrative, e për momentin edhe vështirësitë për eksportin e mallërave përmes rrugëve të veriut, nëpër Serbi.

Pasiqë Kosova është vend i vogël, investimet do të jenë investime që do të përfitojnë nga cilësa së njerëzve të arsimuar dhe kostoja e ulët e punës në treg. Pavarësisht se a janë produkte metali, të minierave, ose çfarëdo qofshin ato, produkti do të eksportohet. Por, e them prap, vulat doganore janë barrierë shumë e madhe për zhvillimin ekonomik të Kosovoës tash e sa vite.

Sa i përketë papunësisë, ka vështirësi. Në botën moderne investimet ndodhin në komplekse të mëdha industriale. Kompania britanike ka sjellur ndërrmarrjen e çelikut LANKOS dhe ata kanë dhënë garanci për punësimin, por realiteti është se investimi në paisje moderne nuk krijon vende shtesë të punës.

Në Kosovë, mendoj se fusha e cila është neglizhuar është bujqësia, dhe bujqesia mund të krijojë vende pune. Padyshim, ka nevojë për më shumë fokus në bujqesi. Fundja kjo do të  ulte importin nga vendet fqinje.

infoGlobi: Thuhet se krizat me të cilat do të përballet Kosova në lidhje me buxhetin, mund të zgjasin deri në tre vjet, dhe se kjo ndodhë në mungesë të fondeve monetare ndërkombëtare. Siç e dini, raportet e Kosovës me FMN kanë degraduar, apo jo?

Së pari, më lejoni të them se qeveria ime e ka bërë të qartë për qeverinë ë Kosovës se ne nuk jemi shumë të impresionuar dhe të kënaqur me Kosovën, e cila sapo është bërë pjesë e FMN-së dhe ka devijuar aq shpejt nga nga marrëveshja “Stand by”. Ne nuk jemi të kënaqur që kjo ndodhi për shkak të shpenzimeve të mëdha.

Për momentin ekziston Programi për Monitorim të Stafit (PMS), i cili nuk sjell para. Përshtypja ime pas bisedës me të gjitha palët e interesuara në këtë program, mendojë që po ecën mjaftë mirë.

infoGlobi: Ky qenka lajm i mirë.

Por, duhet të presim Raportin në fund të vitit dhe vendimin e FMN-së në shkurt, për të parë si do ecin punët.

infoGlobi: Ajo çfarë thuhet, është se kriza buxhetore me të cilën përballet Kosova, pos këtij viti do të zgjas të paktën edhe dy vitet tjera pasuese. Sa janë të qëndrueshme vlerësimet e tilla?

Nuk e mohoj. Do të jetë vështirë. Të gjithë ne, në mënyrën tonë, në Europë, po përballemi me probleme buxhetore të mëdha. Kosova përballet edhe me varfëri dhe sigurisht me çështje tjera akute. E di se mund të jetë vështirë gjatë tri viteve të ardhshme. Por, shpresoj se klima e biznesit do të përmirësohet, e me të do të vijnë edhe investimet.

Më duket se e përmenda se kemi një numër të kompanive britanike të interesuara për investime në Kosovë. Ky është një zhvillim i ri. Dihet po ashtu se ca kompani austriake e gjermane kanë luajtur rol këtu, por mendoj se nëse lëvizim investimet, ekonomia do të forcohet. Natyrisht, nuk do të jetë e lehtë.

infoGlobi: Në kontekstin politik, cilat janë tri shqetësimet kryesore për një diplomatë të huaj në Kosovë?

Sa i përket shqetësimeve, unë besoj se e para është nevoja për rritjen e njohjve ndërkombtare, e dyta radhitet çështja e integrimit territorial dhe përfshirja e qytetarëve të veriut duke krijuar perpektivën e duhur për ta këtu në Kosovë, dhe shqetësim të tretë me radhë e konsideoj pikërisht këte që e biseduam, pra ekonomia.

infoGlobi: Çfarë duhet të bëjnë institucionet e Kosovës dhe qytetarët për t’a mbrojtur integritetin territorial dhe të përfshijnë komunitetet e pjesës veriore në segmentet e jetës dhe punës në Kosovë?

Së pari, progres i konsiderueshëm është bërë në pjesën jugore të Ibrit. Natyrisht nuk është perfekt, por tani kemi krijuar komuna të reja funksionale. Kam vizituar Graçanicën dhe Shtërpcen dhe kam parë shumë gjëra pozitive në ato komuna. Poashtu në pjesën jugore të Ibrit kanë filluar të kthehen banorët, është një numër i vogël mirëpo, po përmirësohet gjendja. Siç e dini, ne kemi një projekt “Kthimi i Parë Urban i Serbëve në Prizren” dhe ne po bëjmë përpjekje të dërgojmë mesazhe pozitive për qytetarët në veri.

Për fat të keq mesazher e tilla nuk po përçohen gjithëherë aty ku duhet. Qytetarëve në veri i’u është mbushur mendja se autoritetet e Prishtinës i kundërshtojnë interesat e tyre plotësisht. Duhej të kishte iniciativë kombëtare nga qeveria e Kosovës, pozita dhe opozita, nga shoqëria civile dhe bashkësia ndërkombtare, për të dërguar mesazhe tek qytetarët e veriut se ata nuk do të përballen me “Shqiptarizim”, dhe se ata do t’i kenë sistemet e veta të shkollimit dhe shëndetësisë ashtu si në Graçanicë dhe Shtërpce. Ky do të ishte decentralizim i madh, dhe ata mund të kenë lidhje me Beogradin. Këto lidhje duhet të jenë në sipërfaqe dhe transparente.

infoGlobi: Sa herë që flasim për komunitete, ne përmendim komunitetin serb, dhe për këtë ndihem keq, sepse mendojë që komunitetet tjera janë harruar. Keni ndonjë gjë për të shtuar lidhur me ta?

Unë mendoj se roli i komunitetit serb është shumë i rëndësishëm në dispozitat e planit të Ahtisarit për shkak të marrëdhënies me Beogradin në përgjithësi, por “Ahtisari” gjithashtu flet për komunitetet tjera. Mendojë se një nga gjërat më të mira në planin e Ahtisarit është fakti se është plani me i avancuar në tërë hapsirën e OSBE-së  në lidhje me të drejtat e minoriteteve. Është i rëndësishëm fokusi në të drejtat e minoriteteve.

infoGlobi: Në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe duke gjykuar nga kuadri ligjor, të drejtat e minoriteteve janë të garantuara, apo jo?

Mendoj se janë më të avancuara se çdo kund tjetër, por sigurisht që një gjë është legjislacioni, e tjetër është implementimi i tyre. Ka një zbrazëti aty. Po nuk duhet harruar se Kosova ka vetëm tri vjetë që është e pavarur.

Mendoj se në këtë fushë ka gjëra të mira për tu rrëfyer. Gjendja po përmirësohet.

infoGlobi: Nëse mund të kalojmë tek pjesa e dialogut. Ka kaluar gati një vit prej se ka filluar ai. A jeni optimist se dialogu do të vazhdojë përsëri?

Gjithsesi shpresojë se po. E di kur ka filluar dialogu sepse pikërisht në atë kohë u vendosa në Kosovë. Qeveria ime donte gjithsesi të vendosej një ambasador para se të fillonte dialogu. Mendojë se Mbretëria e Bashkuar ndjenë një lloj pronësie të dialogut, sepse ka luajtur një rol të caktuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kur Serbia doli me propozimin për ndryshim, e që rezultoi me dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Nuk kam si ta përshkruaj sa e përkushtuar është qeveria e vendit tim që ky dialog të përmbyllet me sukses.

Ndoshta ne kemi ca eksperienca tonat me Irlandën e veriut, por në këtë etapë ne duhet të vazhdojmë tutje në zgjidhjen e problemeve praktike që janë pengesë mes popullit të Kosovës dhe Sërbisë. Prandaj mendoj se dialogu është shumë i rëndësishëm.

Mendoj se këtu, të paktën në fillim kishte një ndjenjë të fortë që Kosova kishte hyrë me forcë në këtë dialog në mënyrë që BE-ja t’ia mundësonte Serbisë statusin e kandidatit. Në të vërtetë Kosova nuk hyri në dialog për këtë. Kujtoj se shumë çështje që janë adresuar në këtë dialog, janë dëshmia më e mirë se dialogu është i rëndësishëm për Kosovën, e jo vetëm për Serbinë. Çështjet si liria e lëvizjes, vulat doganore, regjistrimi civil, kadastra, etj, janë në interes të Kosovës gjithashtu.

infoGlobi: Serbia e kushtëzon kthimin e delegacionit të saj në tryezën e bisedimeve, me zgjidhjen për Jarinjë e Bërnjakë. Si e shihni situatën e krijuar?

Mendoj se çështja e Jarinjes dhe Bërnjakut është e kryer. Pozicioni formal është se edhe Serbia e njehë Kosovën si një tërësi doganore. Fundja ajo i referohet vazhdimisht Rezolutës 1244 për Kosovën, apo jo! Së këndejmi, është krejtësisht e natyrshme që të ketë kontrolle doganore edhe në këto dy pika. Ato nuk ka pse të jenë pjesë e dialogut në përgjithshëm. Pavarësisht kësaj, e di që Robert Cooper dhe BE-ja janë të gatshëm të gjejnë një zgjidhje për të dyja palët dhe mendoj se çdo gjë do të zgjidhet sepse është në interes të të gjithëve.

infoGlobi: Shihet qartë se jeni optimist edhe për Jarinjë e Bërnjakë. Kur thoni se kjo është çështje e kyer, çfarë nënkuptoni me këtë?

Me këtë mendoj se cështja e kontrollit doganor të pikëkalimeve në Jarinjë e Bërnjakë në territorin e Kosovës, nuk janë çështje e bisedimeve për vulat doganore. Kjo do të ishte qasje e gabuar . Marrëveshja për vulat doganore është marrëveshje e kryer. Doganat e Kosovës janë një nomenclature dhe Serbia duhet ti pranojë mallrat e Kosovës që mbajnë vulën e vetë.
Çështja e pikëkalimeve doganore është diçka tjetër. Nuk do mend, ajo është çështje e Rezolutës së Kombeve të Bashkuara 1244 për Kosovën. Prandaj nuk ka pse të jetë temë , siç nuk do të duhej të jetë as pengesë, edhepse shihet qartë se është bërë pengesë!

Sido që të jetë, ekzistojnë disa çështje të natyrës praktike, dhe duhet inkurajuar që të tejkalohen.

infoGlobi: Gjatë disa muajve të fundit janë hedhur ide për mbajtjen e një dialogu politik. Pfarë nënkuptoni me të? Fundja edhe dialogu actual, I tillë çfarë është ka në vete elemente politike. Pastaj është hedhur edhe ideja se bisedimet do të fokusohen në atë që quhet “autonomi speciale në very” të Kosovës?

Më besoni, ka shumë konfuzion lidhur me këto çështje kohët e fundit. Unë nuk jam shumë I sigurt se çfarë kuptojnë njerëzit me dialog politik këtu.

InfoGlobi: Ndërkohë që unë nuk jam e sigurt se kosovarët me dialog politik kuptojnë atë që e kuptoni ju si ndërkombëtar! Kam përshtypjen se pikëpamjet mes ndërkombëtarëve dhe vendorëve përkitazi me atë se çfarë nënkupton dhe përfshinë dialogu politik, dallojnë në thelb.

Kujtoj se njerëzit në Prishtinë me dialog politik nënkuptojnë bisdimet për statusins dhe integritetin territorial. E ne e kemi bërë të qartë sa e sa herë, se këto janë çështje për të cilat nuk do të bisedohet.

Poashtu ju them, nuk do të ketë kurrëfarë bisedimesh as për ndarjen (copëtimin) e Kosovës, sepse diçka e tillë është e rrezikshme, jo vetëm për Kosovën por për tërë rajonin.
Si e thatë edhe ju, le të ballafaqohemi këtu, dialogu teknik ka çështje me konotacione politike, por jo çështje që kanë të bëjnë me statusin e Kosovës.

Prandaj, mendoj se duhet të fokusohemi në dialogun mes Beogradit e Prishtinës , që po vazhdon dhe që është definuar si teknik. E dini se , energjia, telekomi poashtu e afektojnë veriun dhe poashtu ka konotacion politik. Por këru është fjala për shkronjën p e vogël të politikës. Të fokusohemi pra në dialogun aktual, sepse mund të shkaktohet konfuzion.

infoGlobi: Po me autonominë që përmendet dhe atë që cilësohet si “Ahtisari plus”?

Po vazhdimisht përmendet “Ahtisari plus”dhe unë njëmend nuk e di se çka po mendohet me të. Një e di, plani ekzistues I Ahtisarit ka shkallë shumë të avancuar të të drejtave të minoriteteve, prandaj nuk po kuptoj çka po mendojnë me këtë “plusin” kur e përmendin.

Ajo në çka jemi koncentruar ne është që njerëzve në veri tu dërgohet mesazhi se në kuadër të institucionev të Kosovës ekziston Plani aktual i Ahtisarit, që ofron zgjidhje shumë të avancuara për arsimin, shëndetësinë, decentralizimin,etj.

Ne nuk do të duhej domosdoshmërisht që dokumentit “Ahtisari” ti japim ngjyrime politike. Është substance ajo që peshon këtu. Më e rëndësishmja është që të koncentrohemi që plani ekzistues I Ahtisarit, të prodhojë rezultatet e dëshirueshme dhe nga ai të nxirren benefitet që ai mundëson.

infoGlobi: Institucionet e Kosovës janë nën presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare për të punuar pak më shumë në procesin e riatdhesimit. Në situatën e rëndë ekonomike, nuk duket njerëzore të kthehen njerëzit prapa në Kosovë, pa u krijuar kushtet që ata të strehohen ashtu si duhet?

Unë nuk do të kisha përdorur fjalën çnjerëzore, sepse kjo është emotive,  mirëpo sigurisht që kjo pyetje qëndron. Riatdhesimi përmendet edhe në Raportin e Progresit. Se si do të mund të organizoni kthimin e qëndrueshëm në një mjedis ku nuk ka punë dhe shërbimet janë në një nivel shumë të ulët, veçanërisht në disa prej zonave rurale, është çështje që në të cilën qeveria duhet të punojë më shumë me Ministrinë e Kthimit.

Unë e dij se Ministrja Çitaku ka bërë përpjekje të hatashme para Raportit të Progresit për të përcjellur mesazhin nëpër komuna dhe mendoj se ky ishte çelësi që Kosovës iu hap mundësia për dialogun e liberalizimit të vizave.

Por askush nuk ka iluzione. Dihet se është shumë e vështirë për të krijuar kushte të mira për kthim, sidomos kur dihet se keni papunësi prej 45%.

infoGlobi: Dhe, sidomos me buxhet të kufizuar: Kjo është edhe më e vështirë, apo jo?

Unë them se, pavarësisht a është fjala për buxhete të mëdha apo të vogëla, ato lidhen me prioritetet e caktuara buxhetore. Mendoj se qeveria duhet të shqyrtojë nga afër se cilat janë prioritetet e saj. Dhe besoj, se çështja e kthimit duhet të jetë pjesë e këtyre prioriteteve.

infoGlobi: Mesazhi juaj?

Porosia ime për qytetarët e Kosovës, pavarësisht cilit komunitet i takojnë, është se ne duhet të punojmë, për të mbështetur dialogun dhe për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sa më shumë që të jetë e mundur. Ka nevojë që të punohet drejt marrëdhënieve më të mira në mes të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Siç thashë më parë, qeveria ime është e angazhuar për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës. Ajo ku duhet të punojmë tani, janë çështjet që përmenden në Raportin e Progresit. Dhe, nuk do mend, duhet punuar për zhvillimin ekonomik.

infoGlobi: Kur mendoni se vendet e rajonit do të futen në BE -së?

Nuk do të doja të mirrem me parashikime dhe nuk e besoj se është e dobishme. Çfarëdo parashikimi që jap mund të jetë gabim. Kjo mund të tingëlloj e mërzitshme, por qeveria britanike dëshiron ti shohë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ti bashkohen BE-së. Por shpejtësia varet nga ritmi i reformave që bëjnë vetë këto shtete, në përmbushjen e kritereve, që në fund të fundit janë në interesin e tyre vetanak.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.