Ballina / KOSOVA / I shkarkuari nga bordi i shkruan letër Haradinajt: Ju e Thaçi lobuat për tjetër kandidat
haradinaj
Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës

I shkarkuari nga bordi i shkruan letër Haradinajt: Ju e Thaçi lobuat për tjetër kandidat

Imer Hamiti-Ish Kryesues i Komisionit të Auditimit i është drejtuar Kryeministrit Ramush Haradinaj për vendimin e tij që të shkarkojë bordin e Iber Lepencit. Thotë se ky vendim po aq sa është skandaloz, është edhe tendencioz.

Hamiti thekson se shkarkimin selektiv Haradinaj e ka bërë me qëllim të pastrimit politik, gjegjësisht hapjes së rrugës së emërimit të preferuarit të tij si Kryeshet Ekzekutiv të ndërmarrjes, proces ky qe ishte në fazën finale dhe i cili u ndërpre nga vendimi i kryeministrit.

” Ishte Drejtori i njësisë për monitorimin e ndërmarrjeve publike ( njësi kjo në kuadër të MZHE-së) i cili loboi për një Kandidat, në emrin tuaj , në emrin e Presidentit Z. Hashim Thaçi, Kryetarit të Kuvendit z. Kadri Veseli , Zv Kryeministrit Z. Fatmir Limaj si dhe Ministrit Z. Valdrin Lluka”, shkruan ai.

LETRA E TIJ E PLOTË:

Z. kryeministër, javën e kaluar vendosët për shkarkimin selektiv të tre Drejtorëve të Bordit (Kruesuesin e Bordit, Kryesuesin e Komisionit të Auditimit, si dhe anëtarin e Komisionit të auditimit) si dhe Ushtruesin e Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv(UD të KE) të ndërmarrjës publike NP “Ibër -Lepenci” SH.A , vendim ky sa absurd poashtu skandaloz dhe tendencioz!
Absurd për faktin se bëtë shkarkimin selektiv te tre Drejtorëve më të suksesshëm të Bordit , të cilët do të duhej të ishin model për të gjitha Bordet e ndërmarrjeve publike në Republikën e Kosovës , skandaloz për faktin se është vendim antiligjor , antikushtetues dhe rast i papresedan në historinë e ndërmarrjeve publike të bëhet shkarkimi i UD të KE nga ana e qeverisë si dhe tendencioz për faktin se shkarkimin selektiv e keni bërë me qëllim të pastrimit politik, gjegjësisht hapjës së rrugës së emrimit të preferuarit tuaj si Krueshefit Ekzekutiv të ndërmarjës , proces ky qe ishte në fazën finale dhe i cili u ndërpre nga vendimi i juaj.

Ishte Drejtori i njësisë për monitorimin e ndërmarrjeve publike ( njësi kjo në kuadër të MZHE-së) i cili loboi për një Kandidat, duke u thirrur në emrin tuaj , në emrin e Presidentit Z. Hashim Thaçi, Kryetarit të Kuvendit z. Kadri Veseli , Zv Kryeministrit Z. Fatmir Limaj si dhe Ministrit Z. Valdrin Lluka, mandej lobimi vazhdoi nga ish sekretari ekzekutiv i AAK-së poashtu duke u thirrur në emrin tuaj me direktivë , citoj “Ramushi me ka thanë me kry punë” dhe në fund lobimi i deputetit( qe deri ne vitin e kaluar ishte Drejtor Bordi) tek Kryesusi i Bordit për te preferuarin e tijë.

Kur pëgjegjja e tre Drejtorëve të Bordit ishte se do te mbështetet kandidati më profesional dhe më i suksesshëm në procesin intervistues, së pari ndodhi obstruksioni nga tre anëtarët e tjerë të Bordit në ditën e mbajtjës së intervistës dhe mandej ndëshkimi i paralajmruar nga lobuesit në rast të mos përkrahjës së kandidatit te preferuar nga ju dhe akterët e lartëshenuar.

Sa i përket propozim- vendimit të ministrit tuaj Z. Lluka, ka vetem një të vërtet ne lidhje me shpërblimin e ndarë për punonjësit e ndërmarrjës si dhe bonuset te cilat janë ndarë në bazë të përformacës dhe afarizmit pozitiv të ndermarrjës,duke u mbështetur në ligjin për ndërmarrjet publike dhe aktet tjera të cilat rregullojnë këtë fushë.
Përndryshe është dezinforim i opinionit se ndermarrja ka operur me humbje te imaxhinuar nga ana e ministrit tuaj .

Ndërmarrja ka përmbyllur vitin me fitim operativ mbi 460000(Katërqindë e gjashtëdhjetëmijë) Euro, me shpërblimin e llogaritur dhe të pasqyruar ne pasqyrat financiare të audituara nga auditori i jashtëm dhe në momentin e ndarjës së shpërblimit prej mjë page dhe bonuseve ,ndërmarrja kishte në llogaritë bankare mbi 800000(Tetëqindëmijë) Euro pa asnjë obligim ndaj ndonjë partneri afaristë apo autoriteti fiskal.
Gjithashtu në saje te menaxhimit të mirë , përkundër se Penda e Ujmanit është në pjesen veriore, gjatë muajit mars, njëzet e katër orë panderprerë është prodhuar energji elektrike nga HC ne Ujman dhe është distribuuar ne rrjetin energjetik të Kosovës qe kjo nuk ka ndodhur asnjëher qe nga viti 1999.

@Fluidi

Provo po ashtu

partitë

Instituti IFIMES: Sondazhi nxjerr LDK-në të parën, VV-në të dytën

Instituti slloven “International Institute For Middle East And Balkan Studies”, ka realizuar një sondazh në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.