Ballina / BOTA / I plotësuar: Sërish tërmet në Nepal – ka të vdekur

I plotësuar: Sërish tërmet në Nepal – ka të vdekur

19:00- Në Nepal numri i viktimave po rritet prej momentit në moment. Vetëm në Kathmandu, kryeqytetin e Nepalit deri në orët e fundit janë identifikuar të paktën 37 të vdekur e mbi 1 mijë të lënduar

13:00 – Të paktë 19 persona janë konfirmuar të vdekur e mbi 900 të lënduar vetëm në Kathmandu nga tërmeti që ka goditur sot në orët e mëngjezit Nepalin.

Tërmeti i magnitudës prej 7.3 shkallësh Rihter është i dyti që ka goditur sivjet vendin e Himalajeve.

Më 25 prill një tërmet tjetër i fuqishëm (7.8 shkallësh Rihter) kishte goditur po këtë shtet duke lënë mbi 8 mijë të vdekur dhe shkatërrime të përmasave marramendëse.

Epilogu i tërmetit të sotëm nuk dihet ende, por nga vendi i ngjarjes raportohet se numri i viktimave duhet të jetë i madhë./infoglobi

Provo po ashtu

Moore: Pa SHBA-në nuk ka marrëveshje Kosovë – Serbi

Profesori amerikan i historisë dhe sigurisë, Gregory Moore, ka thënë se pa Uashingtonin nuk mund …