fbpx
policia

I plagosuri në Dardani, jashtë rrezikut për jetën

Policia e Kosovës rreth orës tre të mëngjesit kishte marrë një informatë për një rast vjedhjeje në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

I dyshuari A. Sogojeva, kishte tentuar t’i ikte policisë.

Ai kishte sulmuar tre zyrtarë policorë, ndërsa policia e kishte qëlluar Sogojevën me armë zjarri.

Sipas Policisë së Kosovës, Sogojeva ka marrë lëndime trupore, por është jashtë rrezikut për jetë

“Me këtë rast i dyshuari A. Sogojeva, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka marrë lëndime trupore për çfarë i është ofruar ndihma mjekësore në QKUK, dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej sipas raportit thuhet se zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime shëndetësore përderisa gjendja e tyre përshkruhet si e qëndrueshme.

“Zyrtarët policorë të lënduar në këtë rast, kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe përkundër lëndimeve të shumta janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme. Ndaj të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të Shtetit është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë së Kosovës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.