Ballina / Kulturë / ‘I i dënuar për të qenë i lirë’: Thënie të Sartrit

‘I i dënuar për të qenë i lirë’: Thënie të Sartrit

Jean-Paul Sartre (Zhan-Pol Sartri), lindi më 21 qershor të vitit 1905 .

Ai ishte filozof francez dhe autor, një nga figurat kryesore të filozofisë së ekzistencializmit, dhe filozofisë në përgjithësi, përfshi atë marksiste të shekullit XX.

Sartri ndikoi edhe në sociologji, kritikë, studime letrare, dhe vazhdon të ndikojë. Ai mbeti i angazhuar deri në fund të jetës së tij (viti 1980).

Në verën e vitit 1968 gjatë protestave në Paris Sartri u arrestua për mosbindje civile. Presidenti Charles de Gaulle ndërhyri dhe e liroi: “Ju nuk arrestoni Volterin”, tha ai.

Refuzoi Nobelin

Në vitin 1964, Jean-Paul Sartre nderohet me Çmimin Nobel në letërsi, “për punën e tij plot ide të mbushur me frymën e lirisë në kërkim të së vërtetës, duke ushtruar ndikim shumë të gjerë në epokën tonë”. Shumë njerëz u çuditën, kur Sartri e refuzoi çmimin, duke thënë se ai gjithmonë i ka mohuar nderimet zyrtare dhe se “një shkrimtar nuk duhet ta lejojë veten që të shndërrohet në institucion”.

Filozofia

I urryer, i nderuar, dhe duke dërguar njerëzit në një shqetësim të madh ekzistencial që nga viti 1940, vepra e Zhan Pol Sartrit mbetet vendimtare. Sot do të ishte ditëlindja e tij e 111-të.

Me qëllim “sfidimin e çdo ideje dhe çdo personi”, pohimet e Sartrit kërkojnë që ne të pranojmë përgjegjësinë për zgjedhjet tona dhe botën tonë, duke përqafuar të panjohurën e pakonceptueshme.

Filozofia e tij shkatërruese për qenien dhe asgjënë vazhdojnë të zhysin njerëzit në krizat e tyre më të thella ekzistenciale.

30 shprehje të Satrit për krizën tuaj ekzistenciale të radhës…

1- “Dua të largohem, të shkoj diku ku me të vërtetë është vendi im, ku përshtatem…por vendi im është askund, jam i padëshiruar”.

2- “Jeta nuk ka kuptim në momentin që ju humbisni iluzionin e të qënit të përjetshëm”.

3- “Çdo gjë, çdo gjë do të ishte më mirë se agonia e mendjes, kjo dhimbje që të gërryen, por që nuk dhemb kurrë mjaftueshëm”.

4- “Ferri janë njerëzit e tjerë”.

5- “Ne nuk dimë çfarë duam dhe përsëri jemi përgjegjës për atë që jemi”.

6- “Çdo gjë është zbuluar përveç faktit se si jetojmë”.

7- “Çdo gjë që ekziston është lindur pa arsye, përzgjatet në gjendje të dobët dhe vdes rastësisht”.

8- “Ne duhet të zbulojmë pasionin tonë përpara se ta ndjejmë atë”.

9- “Njeriu nuk është shumatorja e gjërave që ka, por shumatore e atyre që nuk kanë dhe atyre që mund të kishin”.

10- “Ora tre e natës është gjithnjë shumë herët ose shumë vonë për të bërë atë që ti do”.

11- “Dikush është çfarë ai do të kërkojë të jetë dhe çfarë do të bëhet”.

12- “Zoti është mungesa. Zoti është vetmia e njeriut”.

13- “Njeriu është një pasion i kotë”.

14- “Njeriu është i dënuar për të qenë i lirë, sepse sapo hidhet në botë, ai është përgjegjës për çdo gjë bën”.

Jean-Paul Sartre dhe Simone de Bbeauvoir

Jean-Paul Sartre dhe Simone de Bbeauvoir

15- “E tmerrshme nuk është të vuash, as të vdesësh, por të vdesësh kot”.

16- “Jeta fillon në anën tjetër të dëshpërimit”.

17- “Të gjithë aktivitetet njerëzore janë ekuivalente …dhe…dhe të gjitha në parim janë të dënuara të dështojnë”

18- “Është e sigurtë që nuk mund t’i shpëtojmë ankthit, sepse ne jemi vetë ankthi”.

19- “E di. E di që kurrë nuk do të takoj ndonjë person që do të më inspirojë mua me pasion. Një punë, quhet edhe të fillosh të duash dikë. Duhet të kesh energji, bujari dhe verbëri”.

20- “Fjalët janë pistoleta të mbushura”

21- “Nuk jam më i sigurtë për asgjë. Nëse ngop dëshirat e mia, kam mëkatuar, por e ndaj veten nga ato. Nëse refuzoj t’i kënaq, ato infektojnë të gjithë shpirtin”.

22- “Një person gjithnjë vdes shumë herët..ose shumë vonë. Dhe përsëri jeta është aty. Vija është vizatuar dhe gjithçka duhet që të shtohet. Nuk je gjë tjetër përveç se jeta jote”.

23- “Përgjegjësia jonë është shumë më e madhe nga sa kemi supozuar, sepse përfshin të gjithë njerëzimin”.

24- “Më pëlqejnë të gjithë ëndërrimtarët. E keqinterpretoj zhgënjimin për të vërtetën”.

25- “Ah! Sa i urrej krimet e gjeneratës së re. Janë të thata dhe sterile”.

26- “Koha është shumë e madhe, nuk mund të mbushet. Çdo gjë që ju bëni, shpërbëhet”

27- “Të hash do të thotë të përvetësosh shkatërrimin”

28- “Hiçi qëndron spirale në zemër si të jetë një krimb”

29- “A nuk ndihesh në të njëjtën mënyrë? Kur nuk shoh veten, edhe pse e prek veten, pyes veten nëse me të vërtetë ekzistoj”

30- “Unë ekzistoj, kjo është e gjitha, dhe më duket e neveritshme”.

Provo po ashtu

Profesori i Oksfordit akuzohet se shiti pjesë të lashta të Biblës

Një profesor i Universitetit të Oksfordit është akuzuar se i ka shitur fragmente të lashta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.