Ballina / BOTA / I gjeti 360 mijë dollarë derisa po punonte
dollar, turqi,Turgutlu,Manisa

I gjeti 360 mijë dollarë derisa po punonte

Baba i dy fëmijëve, njëri prej të cilëve vuan nga epilepsia dhe paguan mbi 16.000 dollarë për qira dhe kredi

Ugur Durmush hasi një çantë në një ulëse që kishte para dhe letra me vlerë përderisa po ujiste bimë dhe pemë në rrethin Turgutlu të provincës Manisa, të cilën ia dorëzoi eprorëve të tij për të gjetur pronarin e saj.

Punonjëi bashkiak në provincën Manisa të Turqisë gjeti një çantë që kishte 2 milionë lira turke (360.000 dollarë) në një park lokal dhe e ktheu atë tek pronari i saj, raporton Anadolu .

Duke folur gjatë një ceremomnie ku mori pjesë edhe pronari i çantës, kryetari i komunës, Çetin Akın, çmoi sjelljen shembullore të Ugur-it si një model për mbarë Turqinë.

Ugur u shpërblye me monedhë të artë nga komuna Turgutlu.

Duke folur para gazetarëve pas ceremonisë, Uğur tha se pronari i çantës dëshironte t’i jepte një dhuratë, por ai nuk e pranoi.

“Unë kreva obligimin tim ndaj njerëzimit. Nuk mund të pranoj diçka që nuk është e imja”, tha Durmush.

Durmush është baba i dy fëmijëve, njëri prej të cilëve vuan nga epilepsia dhe paguan 90.000 lira turke (mbi 16.000 dollarë) për qira dhe kredi.

Provo po ashtu

India ndalon cigaren elektronike

Kabineti qeveritar i Indisë ka njoftuar se do të ndalojë prodhimin, importin dhe shitjen e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.