Ballina / BOTA / I akuzuari për sulmin në Nju Jork mund të dënohet me vdekje
foto_1infoglobi

I akuzuari për sulmin në Nju Jork mund të dënohet me vdekje

Një gjykatë e lartë në SHBA, ka ngritur 22 akuza kundër imingrantit uzbek, i akuzuar për vrasjes e tetë personave gjatë sulmit me kamion në Nju Jork dhe mbështetje të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Në një aktakuzë të zgjeruar, Syfullo Saipov, 29- vjeçar, është akuzuar për tetë vrasje dhe për 12 përpjekje për vrasje.

Nëse Saipov shpallet fajtor për vrasjet, ai mund të marrë dënim me vdekje.

Saipov është arrestuar pas sulmit me kamion, më 21 tetor, pasi kishte goditur kalimtarët në një zonë të çiklistëve në Manhatan.

Menjëherë pas rastit, Saipov ishte akuzuar për terrorizëm, por duheshin javë për të mbledhur prova kundër tij.

Paraqitja e parë e Saipov para gjykate pritet të mbahet me 28 nëntor, ndërsa ai pritet të kërkoj shfajësim deri në atë kohë.

Prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, Jeff Sessions, e ka quajtur sulmin “akt të përgatitur të terrorizmit në një nga qytetet tona më të mira”.

Check Also

konfliktet e mundshme

Ballkani në rrezik për luftë më 2018

Këshilli Amerikan për Marrëdhënie Ndërkombëtare (Council Foreign Relations) i ka identifikuar në raportin e vet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *