Ballina / BOTA / Hyri në restaurant dhe filloi të gjuante: Së paku 4 të vrarë në SHBA
waffle house

Hyri në restaurant dhe filloi të gjuante: Së paku 4 të vrarë në SHBA

Policia e Nashvilit është duke kërkuar nga banorët që të mbyllin dyert, pasi një vrasës ekzekutoi 4 vetë dhe është në kërkim.

“Mbajini dyert e mbyllura. Kujdes. Nëse shikoni një djalë lakuriq dhe me këtë fytyrë, lajmëroni menjëherë policinë”, është thënë në njoftim.

Forcat policore janë duke kërkuar ndihmën e njerëzve për të gjetur 29 vjeçin Travis Reinking nga Illinois.

Autoritetet kanë thënë se personi i dyshuar si vrasës serial nga shteti Illinois, me një automjet të regjistruar në emër të Reinking, ka arritur te një restaurant rreth orë 3:30.

Pasi qëndroi disa minuta brenda automjetit ai filloi të gjuante në drejtim të pranishmëve në Nashville.

Pastaj hyri brenda lokalit ku vazhdoi të gjuante me armë zjarri, fillimisht qëlloi dy prej tyre për vdekje e më pas ka ekzekutuar edhe dy të tjerë, që po po përpiqeshin të iknin.

@Fluidi

Provo po ashtu

Indonezia mund të goditet nga cunami

Indonezia mund të goditet nga cunami

Indonezia ka paralajmëruar për cunami pas termetit që shkoi në shkallën e shtatë, e që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.