Ballina / Biznes / Karrierë / Hyn në fuqi roamingu në Ballkan, çmimet ulen për 90 për qind
telefoni, përgjime

Hyn në fuqi roamingu në Ballkan, çmimet ulen për 90 për qind

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka njoftuar se nga sot hyn në funksion marrëveshja e roamingut me shtetet e Ballkanit perëndimor që është nënshkruar në Beograd, në prill të këtij viti.

“Nga sot, ju mund të flisni me çmime mbi 90% më të lira në tërë vendet e Ballkanit perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnjën dhe Serbinë”, ka shkruar ministri Lluka në Facebook.

Më tej Lluka ka thënë se brenda 2 viteve tarifat do të eliminohen tërësisht, duke filluar nga korriku i vitit 2021.

roaming, cmimet

“Pra nga sot, kudo që jeni në njërin nga shtetet e lartëpërmendura, ju mund të bëni thirrje për 15 cent për minut, mund të pranoni thirrje për 4 cent për minut, mund të dërgoni mesazh për 4 cent për mesazh dhe mund të përdorni internet për 4 cent për MB”, ka shkruar mes tjerash në murin e tij në Facebook ministri Lluka.

Provo po ashtu

Naim Maloku tregon se sot është intervistuar nga Specialja në cilësinë e dëshmitarit

Ish eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku është ftuar nga Gjykata …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.