Ballina / BOTA / Hungaria mban zgjedhjet parlamentare
hungari zgjedhjet

Hungaria mban zgjedhjet parlamentare

Qytetarët në Hungari po votojnë sot në zgjedhjet parlamentare që pritet të testojnë fuqinë e kryeministrit djathtist Viktor Orban.

Partia nacionaliste e Orbanit, Fidesz duket se do të fitojë rreth 50 për qind të votave. Kështu thuhet në sondazhet parazgjedhore, duke bërë që lideri anti-evropian dhe kundër migrantëve, Orban të jetë favorit për mandatin e tretë radhazi si kryeministër.

Sondazhet parashikojnë se partia Fidesz do të kalojë partinë radikale nacionaliste Jobbik, socialistët dhe disa parti tjetra të majta më të vogla.

Megjithatë, sondazhet e fundit kanë sugjeruar se Fidesz se në bazë të rezultateve në zgjedhjet lokale, partia Fidesz mund të mos fitojë vota siç ka fituar më 2010 dhe 2014.

Sondazhet vënë në dyshim nëse Orban mund të fitojë shumicën prej dy të tretave, ashtu siç kishte fituar 8 vjet më parë, që i jep atij fuqinë për të ndryshuar Kushtetutën e vendit.

Rreth 8.3 milionë banorë kanë të drejtë vote në këto zgjedhje. Ata do të votojnë për kandidatin e qarkut të tyre dhe një për një parti.

Pasi ka votuar në Budapest, 51-vjeçari Orban ka thënë se votimet në këto zgjedhje janë “për të ardhmen e Hungarisë” dhe ka ripërsëritur qëndrimin e tij se ai do të punojë për interesat e shtetit.

“Ne e duam shtetin tonë dhe do të luftojmë për të”, ka thënë ai.

Orban, i cili ka shërbyer si kryeministër prej 1998 deri më 2002, ka bërë fushatë me platformë kundër migrantëve dhe ka thënë se në këto votime hungarezët do të vendosin që të rimarrin shtetin e tyre.

“Sërish ata dëshirojnë që ta na e marrin vendlindjen”, kishte thënë ai gjatë një tubimi zgjedhor në Budapest.

“Partitë që ju shërbejnë interesave të jashtme dhe politikanët që paguhen nga jashtë duan të qeverisin dhe ta kthejnë Hungarinë në shtet migrantësh”, kishtë thënë Orban.

Orban e ka filluar karrierën e tij politike si aktivist liberal në fund të viteve ’80. Në tetë vitet e fundit, Qeveria e tij ka shtrirë kontrollin mbi mediet, bizneset dhe ka rritur ndikimin në sektorin bankar, të energjisë, ndërtimit dhe turizmit.

Disa kritikë e akuzojnë atë se është shumë mikpritës ndaj presidentit rus, Vladimir Putin. Orban në të kaluarën kishte qenë kritik i Putinit. Por, pas fitores në zgjedhjet e 2010-ës, ai ka bërë thirrje për transformimin e Hungarisë, duke marrë shembull Rusinë dhe Turqinë si shtete të suksesshme.

Liderët evropianë do të vëzhgojnë nga afër rezultatet në zgjedhje, pasi një fitore e partisë së Orbanit me gjase mund të nxisë nacionalistët e krahut të djathtë edhe në vende të tjera të Evropës Qendrore, veçanërisht në Poloni dhe Austri dhe kjo gjë mund të rrisë shqetësimet rreth kohezionit në BE.

Provo po ashtu

Moore: Pa SHBA-në nuk ka marrëveshje Kosovë – Serbi

Profesori amerikan i historisë dhe sigurisë, Gregory Moore, ka thënë se pa Uashingtonin nuk mund …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.