Ballina / BOTA / Hungaria ashpërson kriteret: Tre vjet burg për migrantët ilegal

Hungaria ashpërson kriteret: Tre vjet burg për migrantët ilegal

Hungaria doli me Projektligj që parashikon dënime të rënda për kalim të paligjshëm të kufijve të saj, përfshirë një dënim me tri vite burg për personat të cilët kalojnë kufirin me Serbinë.

Projektligji do të diskutohet javën e ardhshme. Ai sjell 13 masa që, sipas hungarezëve, do të ndihmojnë luftën ndaj valës së refugjatëve .

Hungaria do të duhej që më 31 gusht të përfundonte murin 3.5 metër të lartë dhe 175 kilometra të gjatë në kufi me Serbinë.

Rreth 140 mijë persona, shumica e të cilëve po ikin nga zonat e luftës në Lindjen e Mesme, janë zënë nga policia vendore. Nga ta mbi 10 mijë veta e kanë kaluar kufirin gjatë javës që e lamë pas.

Projektligji me pak ndryshime do të bëhet ligj më 15 shtator kur për të pritet të votojnë parlamentaret, shkruajnë mediat në Hungari.

Provo po ashtu

Trump tërheq vendimin për mbajtjen e Samitit G20 në resortin e tij në Florida

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka anuluar planet që Samiti G7 i vitit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.