Ballina / BOTA / Hungari: Mbeten në arrest 4 të dyshuar për vdekjen e migrantëve

Hungari: Mbeten në arrest 4 të dyshuar për vdekjen e migrantëve

Një gjykatë në Hungari e ka vazhduar arrestimin deri më 29 shtator për katër të dyshuarit, për vdekjen e 71 imigrantëve, që janë gjetur në një kamion të braktisur në Austri.

Ferenc Bicskei, kryetar i Gjykatës në Keçkemet, tha mbrëmë se të dyshuarit, tre bullgarë dhe një afgan, janë ankuar ndaj vendimit, duke pretenduar se ata nuk kanë kryer kurrfarë krimi.

Të vdekurit, 59 meshkuj, 8 gra dhe 4 fëmijë, janë gjetur në një kamion të braktisur afër kufirit të Hungarisë, më 27 gusht.

Zyrtarët kanë thënë se migrantët me gjasë kishin vdekur nga mungesa e ajrit. Mendohet se shumica prej tyre janë sirianë.

Policia beson se të akuzuarit janë pronari dhe shoferët e kamionit.

Ata janë të dyshuar se janë anëtarë të nivelit të ulët të njëres prej bandave për trafikim të njerëzve, që në mënyrë të paligjshme i transportojnë migrantët në Evropë, nga vendet e goditura me konflikte të armatosura në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.

Provo po ashtu

Trump tërheq vendimin për mbajtjen e Samitit G20 në resortin e tij në Florida

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka anuluar planet që Samiti G7 i vitit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.