Ballina / LIFESTYLE / Fun / Humor: Gjyshja në gjyq

Humor: Gjyshja në gjyq

Në gjykatë prokurori e thërret dëshmitarin e parë, një gjyshe afro 80 vjeçe dhe e pyet:
– Zonjë, a me njihni mua?
– Si të mos ju njoh, zotëri. Ju njoh si fëmijë, por më duhet t’ua them sinqerisht se jam shumë e dëshpëruar me ju. Gjithmonë keni rrejtur, i keni përgojuar njerëzit e keni manipuluar me ta. Ju mendoni se jeni facë e madhe, po në fakt nuk keni tru sa të mizës. Po, unë ju njoh mirë….
Prokurori, krejtësisht i hutuar, pyet më tej:
– Po a e njihni zonjë avokatin e pranishëm këtu?
– Po, sigurisht se e njoh edhe atë zotëri. Ai është dembel, mashtrues dhe ka probleme me alkool. Ai nuk mund të vërë marrëdhënie normale me askënd dhe ka namin e avokatit më të keq në vend. Të mos them se e mashtron gruan e tij me tri të tjera, ndër të cilat është edhe e juaja. Po, po, e njoh mirë….
Avokatin sa nuk e lëshoi zemra.
Gjykatësi urdhëroi dy avokatët t’i afrohen dhe me zë të qetë ju tha:
– Dëgjoni ju dy idiotë, po ndodhi dhe ndonjëri prej jush e pyeti gjyshen se a më njeh mua, shkuat të dy në burg…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.