SONY DSC

Humbni peshë me lëngun e grejpfrutit

Grejpfruti është i pasur me antioksidantë dhe është i njohur për vetitë e veta antibakteriale. Ky fryt agrum e furnizon trupin me shumë përfitime shëndetësore, falë përbërjes së lartë që ka me vitaminë A, B, C, D, E dhe minerale si kalciumi, fosfori, magnezi, zinku, hekuri etj.

Përbërësit:

– Një grejpfrut të madh
– Një lugë gjelle me mjaltë organike

Preni frytin në gjysmë dhe hiqjani tulin me ndihmën e lugës. Mund ta mbani atë në frigorifer para përdorimit, pasi që vetëm sa do të ketë shije më të mirë.

Futeni tulin në blender dhe mjaltin derisa të fitoni një lëng të shijshëm.

Numri i madh i komponentëve të shëndetshëm në këtë pije magjike do t’ju ruajnë shëndetin, por ndër to më të rëndësishmet janë pektini dhe licpoeni. Pektini e stimulon heqjen e kolesterolit të tepërt, që do të thotë se ngrënia e një grejpfruti në ditë e zvogëlon kolesterolin deri në 15.5 për qind dhe trigliceridet deri në 27 për qind.

Pektini i zvogëlon nivelet e insulinës dhe rregullon metabolizmin. Licpoeni i eliminon toksinat dhe materiet e rrezikshme nga trupit. Vetëm pini disa gllënjka nga kjo pije pas drekës, por gjithmonë pritni 20 minuta para se ta konsumoni.

Pija do t’i djegë gjysmën e kalorive që i keni konsumuar gjatë drekës. Kjo pije është dëshmuar se ka efekte të mahnitshme edhe në trajtimin e hipertensionit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.