Ballina / BOTA / Humbën jetën 289 veta

Humbën jetën 289 veta

Deri te shtrirja e shpejt e zjarrit pjesërisht erdhi për shkak të mungesës së rregullave për sigurinë në vendin e punës.

Mbi 289 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur me rastin e shpërthimit të zjarrit në një fabrikë të konfeksionit në Karaçi të Pakistanit.

Sipas kreut të Departamentit për Emergjenca në Spitalin Civil të Karaçit, Tarik Kamal Ajubi, rreth 30 viktima nuk mund të identifikohen fare ngaqë janë djegur krejtësisht.

Televizioni britanikë BBC raporton se disa dhjeta viktima e pësuan nga tymi në bodrumin e fabrikës, bodrum ky që nuk kishte fare dritare dhe derë alternative për të dalur nga ai, kurse të tjerët ranë pre e djegjeve të zjarrit të fuqishëm që kishte pushtuar uzinën e cila llogaritet t’i ketë rreth 450 punonjës.

Shumica e mediave botërore raportojnë se deri te shtrirja e shpejt e zjarrit pjesërisht erdhi për shkak të mungesës së rregullave strikte për sigurinë në vendin e punës.

Ky nuk është rasti i parë që zjarri merr jetë punonjësish në fabrika. Jo moti në qytetin Lahor nga zjarri kishin vdekur 13 të punësuar në një fabrikë të këpucëve.

“Kësaj radhe jetën e humbën 289 veta dhe ky numër nuk është ende përfundimtar sepse dyshohet që ka edhe viktima tjera nga zjarri që shprëtheu të martën në mesnatë (sipas kohës vendore)”, citohet të ketë thënë një zyrtar./infoglobi/e.b.

@infoGlobi

Provo po ashtu

A po shtyhet sërish BREXIT-i

Ligjvënësit britanikë kanë votuar një amandament të shtunën që mund të shtyjë procesin e daljes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.