Ballina / Shkencë / Hulumtohet materia e errët: CERN-i me detektor të ri për fotonet e zeza

Hulumtohet materia e errët: CERN-i me detektor të ri për fotonet e zeza

Organizata evropiane për hulumtime nukleare ka bërë të ditur para do kohe se do të nise një eksperiment të ri për grimcat, disa prej të cilave kanë të bëjnë me materien e errët.

Materia e errët është lloj i materies hipotetike, e cila nuk ka interaksion me forcat elektromagnetike, prandaj nuk mund të zbulohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me ndihmën e dritës së emetuar, thuhet në kumtesën e CERN-in.

Gjykuar sipas dëshmive të astrofizikanëve, 27 për qind të gjithësisë e përbën materia e zezë, por ajo kurrë nuk është vëzhguar, e as shqyrtuar në laborator, thuhet në kumtesë.

Tash për tash është e njohur se i vetmi efekt i dukshëm i materies së errët është efekti i saj i gravitetit. CERN-i, i cili ka akceleratorin më të madh të grimcave në botë, të ashtuquajturin Përplasës i madh hadronik i grimcave, ka bërë të ditur se me anë të tij mund të zbulojë grimcat të cilat kanë lidhje me materien e zezë. dhe se për shkak të kësaj do të vëhet një dektektor i ri, i cili do t’i kërkojë grimcat hipotetike, sidomos fotonet e zeza.

Me ndihmën e Përplasësit të madh hadronik të grimcave në kufirini zvicrano-francez, jo larg Gjeneve, është zbuluar grimca sub-atomike për të cilën është teoretizuar gjatë. Atëhetë është zbuluar se pa këtë grimcë, të njohur si bozoni i Higgsit, nuk do të kishte materie.

Peter Higgs e François Englert për zbulimin e bozonit të Higgsit kanë fituar çmimin Nobel për fizikë në vitin 2013.

Provo po ashtu

Radio sinjalet “misterioze” që zbulohen në hapësirë

Teleskopi më i madh kinez ka zbuluar më shumë se 100 pulsione radio misterioze që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.