Ballina / PSIKOLOGJI / Hulumtimi: Radikalët nuk e ndërrojnë mendimin edhe kur ua dëshmon se e kanë gabim

Hulumtimi: Radikalët nuk e ndërrojnë mendimin edhe kur ua dëshmon se e kanë gabim

Njerëzit me qëndrimet më ekstreme politike, qofshin të majtë apo të djathtë, dinë më pak të vlerësojnë kur nuk kanë të drejtë.

Ata e ndryshojnë vështirë mendimin, madje edhe kur janë të ballafaquar me dëshmi se e kanë gabim. Ky është përfundimi i studimit të para do kohe të botuar në revistën Current Biology.

Testi me lojë

Ata nuk janë testuar në asnjë dije për politikën. E kanë një lojë, në cilën pjesëmarrësit duhet të vlerësojnë se cila prej dy fotografive të treguara ka më shumë pikë.

Shkencëtarët më parë kanë kërkuar nga dy grupet me rreth 400 njerëz që të plotësojnë një anketë, me të cilën maten bindjet e tyre politike dhe qëndrimet përkundër botëkuptimeve alternative në botë. Kështu i kanë identifikuar ata në skajet ekstreme para vetë testit me fotografi e pika.

Pas vlerësimit se në cilën fotografi ka më shumë pika, pjesëmarrësve u janë treguar më pas informata shtesë në mnëyrë që të mund të korrigjojnë vlerësimin e tyre fillestar dhe të pranojnë se eventualisht kanë gabuar në rrethin e parë. Përgjigjet e sinqerta për gabimet janë shpërblyer me para për motivim shtesë.

Poenta e këtij testimi ishte që të zbulohet se sa janë në gjendje njerëzit të pranojnë se kanë gabuar. Studimi i tyre, pra, ishte test i metakogniconit, aftësisë së dikujt për të ditur kur nuk ka të drejtë.

Rezultatet e interpretimet

Për ata politikisht “të matur”, të cilët herën e parë kanë marrë vendim të gabuar, tregimi i informatave shtesë i ka bërë më pak të sigurt në zgjedhjen e tyre. Nga ana tjetër, radikalët kanë qëndruar prapa vendimit të parë madje edhe atëherë kur i kanë parë dëshmitë se e kanë gabim.

“Shpesh janë të bindur se kanë të drejtë deri sa në të vërtetë nuk janë dhe i bëjnë rezistencë ndryshimit të bindjeve të tyre edhe atëherë kur i ballafaqoni me dëshmi se e kanë gabim.” Ata kanë thënë se studimi tregon për faktin se radikalizmi mbështetet në mënyrë e të menduarit, i cili “tejkalon prirjet politike”.

Provo po ashtu

Nelson Mandela: Mësimi nga babai që nuk e harrova kurrë…

Respekti është një rrugë me dy korsi. Përgjatë gjithë jetës keni për të dëgjuar këshillën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.