Ballina / Shkencë / Hulumtimi i ri lidh gjenet me sjelljen seksuale të të njëjtës gjini

Hulumtimi i ri lidh gjenet me sjelljen seksuale të të njëjtës gjini

Gjenet ndikojnë në sjelljen seksuale, por nuk ka gjene specifike që do ta bënin dikë homoseksual, tregon një hulumtim i ri i bërë në SHBA dhe Evropë.

Një studim i gjenomit të ADN-së që përfshin gati gjysmë milioni amerikanë dhe britanikë të rritur identifikoi pesë variante gjenetike që nuk ndërlidheshin më parë me seksualitetin gay ose lezbike.

Variantet ishin më të zakonshme tek njerëzit që thoshin se dikur kishin një partner të të njëjtës gjini.

Studiuesit kanë raportuar se janë të përfshira mijëra variante gjenetike që bashkëveprojnë me faktorë jo të trashëguar, por asnjë prej tyre nuk mund të parashikojë nëse dikush do të jetë gay.

Studimi “ofron një pasqyrë më të qartë të bazave gjenetike të sjelljes seksuale të të njëjtës gjini,” tha bashkëautori Benjamin Neil, një gjenetist psikiatrik në Institutin Brod në Kembrixh.

Ai shton se është e pamundur të parashikohet sjellja seksuale e një individi nga gjenomi i tij, por që gjenetika është akoma një faktor i rëndësishëm.

Rezultatet bazohen në testimin gjenetik dhe përgjigjet e sondazhit. Studimi është një bashkëpunim i shkencëtarëve përfshirë psikologë, sociologë dhe statistikë nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Evropa dhe Australia.

Disa variante janë të pranishme si tek burrat ashtu edhe tek gratë. Studiuesit tregojnë se fokusi i studimit është në sjelljen seksuale, jo në identitetin ose orientimin.

Ata gjithashtu vërejnë se vetëm njerëz me origjinë evropiane janë përfshirë në studim dhe nuk mund të përgjigjen nëse rezultate të ngjashme do të gjendeshin në grupe të tjera.

Origjina e sjelljes së të njëjtës gjini nuk dihet. Shumë studiues besojnë se në të ndikojnë faktorë biologjikë shoqërorë, kulturorë, familjarë dhe të tjerë, ndërsa disa grupe fetare dhe skeptikë e konsiderojnë atë një zgjedhje ose sjellje që mund të ndryshohet.

Provo po ashtu

Supozimi i radhës: Gjithësia mund të jetë 2 miliardë vjet më e re

Gjithësia duket se është më e re çdo ditë, pasi disa matje sugjerojnë se ajo …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.