Ballina / KOSOVA / Hoyt Ji: “Librat e historisë” për Ballkanin janë plot me “tani ose kurrë”
Hoyt Brian Yee

Hoyt Ji: “Librat e historisë” për Ballkanin janë plot me “tani ose kurrë”

Ish-zëvendës ndihmës sekretari i shtetit amerikan për Evropën dhe Euroazinë, Brian Hoyt Ji, tha se takimi i presidentit serb Aleksandar Vuciq dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në Berlin më 29 prill me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez Emanuel Macro, nuk është takim vendimtar për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, por është një mundësi për të folur, megjithse ka përmendur se diçka e re do të ndodhë.

Sipas tij, “librat e historisë” për Ballkanin janë plot me “tani ose kurrë”, por takimi në Berlin nuk është një prej atyre, megjithëse është një mundësi.

Ai ka thënë se pret që diskutimi në Berlin do të sjell diçka të re, një përparim midis dy vendeve.

“I jap të drejtë Gjermanisë dhe vendeve të tjera që ende organizojnë takime të tilla për të diskutuar hapat e ardhshëm. Unë shpresoj se do të diskutohet sinqerisht dhe detajisht për hapat e ardhshëm të Serbisë dhe Kosovës dhe se do të ndodhë një përparim, diçka e re… Mendoj se historia e ndarjes së territorit përgjatë vijave etnike nuk është ide e mirë, pragmatike, politike, diplomatike…pse të diskutohet”, ka thënë Ji.

Në takimin “zgjidhja e pazgjidhur në Ballkanin Perëndimor” në Uashington, ai tha se Serbia duhet të marrë një vendim të qartë nëse do të shkojë drejt BE’së ose Rusisë, sepse nuk është e mundur të kërkojë anëtarësimin në dy organizata të ndryshme në të njëjtën kohë.

Siç vlerësoi ai, nuk ka kuptim, sepse të dy organizatat dërgojnë sinjale konfuze dhe në të njëjtën kohë ngadalësojnë rrugën e tyre.

Provo po ashtu

Serwer thotë se SHBA nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës

Serwer: Dorëheqja e Haradinajt shton gjasat për zgjedhje të parakohëshme

Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer tha nga Prishtina ku ndodhet për vizitë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.