Hoyt Yee
Hoyt Yee

Hoyt Brian Yee kundër qendrës ruse në Serbi

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili po qëndron për vizitë dyditëshe në Serbi ka kundërshtuar publikisht qëllimin e Rusisë që Qendra Humanitare Ruse në Nish të ketë status diplomatik.

“Nuk e kuptoj pse Qendra Humanitare Ruse në Nish kërkon imunitet humanitar, pse i duhet kjo” ka pyetur diplomati amerikan.

“SHBA dëshirojnë një Serbi prosperuese, stabile, të sigurt dhe të integruar në Evropë”, ka theksuar ai.

“Nuk e kuptoj pse Qendra Humanitare Ruse në Nish kërkon imunitet humanitar, pse i duhet kjo. Prandaj i propozojmë partnerëve tanë, pushtetit këtu në Serbi, që të pyesin pse i duhet kjo dhe pse i bëhet presion Serbisë që t’ia mundësojë një gjë që nuk është normale”, ka thënë Yee.

“Nuk e shohim se imuniteti diplomatik për Qendrën Humanitare Ruse do t’i ndihmojë Serbisë të arrijë qëllimet e veta, që t’i bashkohet Evropës dhe t’i arrijë standardet evropiane”, ka theksuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.