Ballina / KOSOVA / Hoxhaj: Vuçiç po rrezikon normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi
Hoxhaj, PDK, Zëvendëskryeministër

Hoxhaj: Vuçiç po rrezikon normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i ka reaguar ashpër Presidentit të Serbisë, Alexander Vuçiç pas deklaratës së tij sot se “Kosova rrezikon të mbetet edhe pa disa njohje”.

Në Twitter, Hoxhaj ka thënë se është e papranueshme që ai ta keqpërdor një konferencë për ndryshimet klimatike në Paris që të luftoj kundër Kosovës dhe se kjo qasje po i rrezikon shumë procesin e dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

“Është e papranueshme të keqpërdoret Samiti për Ndryshime Klimatike në Paris për të sulmuar shtetësinë e Kosovës nga Vucic. Samite të tilla duhet të përdoren për të adresuar sfidat e Ballkanit në fushën e ambientit. Kampanja agresive e Serbisë dhe presioni ndaj vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës e vënë në rrezik dialogun dhe normalizimin e raporteve. Serbia është e vetëdijshme që dialogu do të përmbyllet me marrëveshje ligjore të obligueshme dhe njohje të ndërsjellë” ka shkruar Hoxhaj.

@Fluidi

Provo po ashtu

euro23

Vjet u harxhuan rreth 10 milionë euro mëditje për udhëtime jashtë vendit

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, ka treguar se gjatë auditimit kanë gjetur se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.