fbpx
dhurata hoxha

Hoxha: Vjet kishim 174 milionë euro donacione

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha sot në mbledhjen e Qeverisë, prezantoi raportin vjetor të donatorëve për vitin 2016.

Donacionet e vitit 2016 kapin shumën e përgjithshme të asistencës prej 174 milionë euro.

Të dhënat, sipas saj, tregojnë se sektori që ka pranuar më shumë ndihmë në aspektin e fondeve të disbursuara është:

“Qeverisja dhe shoqëria civile me mbi 57 milionë euro ose 30 për qind e të gjithë asistencës zhvillimore të ofruar për Kosovë në vitin 2016.

Sipas saj, sektorët tjerë që kanë pranuar asistencë të konsiderueshme përfshijnë ujin dhe kanalizimin me 24 milionë euro, arsimi me 17.6 milionë euro, Infrastruktura dhe shërbimet tjera Sociale me 10 milionë euro dhe biznes e shërbime të tjera me 9.5 milionë euro.

“Donatori më i madh vazhdon të jetë Bashkimi Evropian, i cili raportohet të ketë kontribuar rreth 61 milionë euro gjatë periudhës raportuese. Donatori i dytë më i madh është Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila ka disbursuar 33.6 milionë euro, pasuar nga Gjermania me rreth 19 milionë euro gjatë vitit të njëjtë. Po ashtu, përkrahja finanicare është bërë edhe në komuna, fondet e përgjithshme të alokuara për 38 komunat e Kosovës ka arritur shumën 52.7 milionë euro”, deklaroi ministrja Hoxha.

Ajo falënderoi të gjithë donatorët për asistencën e tyre për institucionet e Republikës së Kosovës, e cila asistencë po ndihmon reformat dhe zhvillimin e mëtejmë të institucioneve dhe vendit tonë, por gjithashtu theksoi nevojën për koordinimin sa më të mirë të donatorëve që të reflektojnë ndaj prioriteteve të Qeverisë dhe përmbushjen e planit të punës së Qeverisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.