Ballina / Biznes / Karrierë / Hoxha: Vetëm 28 mijë biznese nga 150 mijë sosh kanë arka fiskale
qendra e thirrjeve e administrates tatimore

Hoxha: Vetëm 28 mijë biznese nga 150 mijë sosh kanë arka fiskale

Zëvendësdrejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Hamdi Hoxha, thotë se ky institucion ka arritur një progres në luftimin e ekonomisë joformale megjithatë ai pranon se ekonomia joformale në Kosovë edhe më tej mbetet e lartë.

“Ky fenomen është në të gjitha vendet, mirëpo edhe ne si Administratë Tatimore vazhdojmë të ballafaqohemi më këtë. Më qëllim të luftimi të ekonomisë joformale, jemi duke ndërmarrë projekte të caktuara, me qëllime që të minimizohet ekonomia joformale në nivelin më të ulët të mundshme”.

“Na bazë të vlerësimeve që janë bërë nga Bashkimi Evropian është evidentuar se është arritur një progres në luftimin e ekonomisë joformale. Nga të dhënat ekonomia joformale në Kosovë është vlerësuar të jetë 31 për qind”, thotë Hoxha.

Sipas Hoxhës, ende ka biznese që i shmangen detyrimeve shtetërore. Ai ka shpjeguar se vetëm 28 mijë biznese kanë arkat fiskale nga 150 mijë sosh sa janë të regjistruara deri tash në Kosovë.

“Në bazë të numrit të përgjithshëm të bizneseve të regjistruara dhe atyre të fiskalizuara, ne nuk mund të nxjerrim përfundimin sa është numri i tyre që nuk janë fiskalizuar, pasi që disa biznese në bazë të ligjit dhe udhëzimit përkatës nuk obligohen të fiskalizohen. Gjatë vitit 2016 dhe 2017 është shënuar progres në fiskalizmin e subjekteve që merren me shitjen e karburanteve dhe pothuajse të gjitha këto biznese janë të fiskalizuara”, thotë Hoxha.

Check Also

Ambasada amerikane në Jeruzalem, brenda vitit 2019

Nënpresidenti amerikan Mike Pence tha sot në Izrael se administrata e SHBA do ta zhvendosë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *