“Tani që demarkacioni kaloi ne e plotësuam kushtin kyç, e tash do ta dorëzojmë tani një raport që tregon gjendjen me kushtin e dytë pra për luftën kundër korrupsionit si dhe raportin se tanimë u ratifikua demarkacioni”, deklaroi pas kalimit të demarkacionit Ministrja e Integrimeve Dhurata Hoxha.
Hoxha para gazetarëve u shpreh se shpreson që liberalizimi i regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës do të ndodhë deri në fund të vitit.