fbpx
dhurata hoxha, ministre

Hoxha : Me Strategji është njohur shtetësia e Kosovës

Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha ka thënë sot se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë.

Në një konferencë për media një ditë pas lansimit të strategjisë për zgjerim të BE-së, Hoxha tha se BE e ka hapur derën dhe Kosova duhet ta kalojë atë derë.

“Kemi pritur më shumë dhe hapa më konkret. Megjithatë integrimi jonë në BE nuk ka alternativë. BE na bënë të qartë kur Kosova obligohet t’i përmbush obligimet e dala nga MSA. Kosova  nuk mund ta krahasojë veten me shtetet fqinje që tash e një kohë të gjatë kanë filluar reformat”, ka thënë Hoxha.

Sipas saj pozitive në  këtë strategji është, që BE-ja ka konfirmuar që Kosova e ka vendin në BE të ndarë nga Serbia dhe kjo është e mjaftueshme.

LEXO edhe : Strategjia në anglisht

“Për mua është njohje e shtetësisë së Kosovës. Është pozitive që BE kërkon që Serbia dhe BE-ja ta arrijnë një marrëveshje të detyrueshme që e detyron Serbisë t’i jap fund politikës bllokuese ndaj Kosovës dhe që është shtet. Njohja e shtetit nga Serbia dhe dhënia fund e bllokimit të Kosovës ne anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtar. Detyrat që ne duhet t’i kryejmë janë në MSA dhe  ne duhet t’i zbatojmë”, tha ministrja e Integrimeve.

Gjatë kësaj konference Hoxha ka përmendur edhe çështjen e demarkacionit ku sipas saj duhet të gjendet një konsensus politik në mënyrë që ai të ratifikohet sa më parë.

“Sa më parë që ta bëjmë këtë aq më shpejt  do të gëzojmë lëvizjen e lirë. Ne duhet t’i përfundojmë obligimet tona ndërkombëtare dhe besoj që në javët në vijim do të këtë lëvizje sepse koha po kalon që viti 2018 të jetë vit i lëvizjes së lirë për qytetarët tanë”, tha Hoxha.

LEXO:

Thaçi e quan të paqartë procesin e integrimit të Kosovës në BE

Apostolova dhe 3 mesazhet e BE-së për Kosovën e tjerët 

Si u përgjigj Mogherini në pyetjen për Kosovën e Serbinë 

6 partnerët të zgjidhin mosmarrëveshjet e të përmbushin kriteret

Çka përmban dokumenti i Strategjisë kredibile për zgjerim 

Cila ishte pyetja e parë e gazetarëve dhe çka tha Mogherini për Kosovën e Serbinë

Si e cilësoi Kryeparlamentari Strategjinë për zgjerim? 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.