Ballina / KOSOVA / Hoxha fton deputetët të miratojnë projektligjin për fondet IPA 2018

Hoxha fton deputetët të miratojnë projektligjin për fondet IPA 2018

Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha u ka bërë sot thirrje deputetëve që të miratojnë sa më parë projektligjin për fondet IPA 2018 që arrijnë shumën prej 90.5 milionë euro, e që do të shërbejnë për projekte të ndryshme kapitale për qytetarët e Kosovës.

Ministrja Hoxha raportoi si ka ardhur deri te Marrëveshja në fjalë dhe se çka përmban ajo.

Sipas njoftimit për media në prezantimin e “Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes financiare IPA 2018, ndërmjet Kosovës dhe BE-së”, para

Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, Hoxha, theksoi rëndësinë e këtij projektligji dhe procesimin e tij sa më të shpejt.
Anëtarët e Komisionit me në krye kryetaren Blerta Deliu Kodra, votuan për këtë projektligj që të procesohet me shumicë absolute të anëtarëve të komisionit duke shprehur unitet rreth çështjeve të interesit nacional pa dallime pozitë-opozitë.

Po ashtu anëtarët e Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, parashtruan shumë pyetje, të cilave Ministrja ju përgjigj rreth IPA-s, procesit integrues, lobimit, fushatave të informimit etj. duke vlerësuar dhe çmuar kontributin e tyre.

Provo po ashtu

Sot iu dha lamtumira e fundit koleges-gazetare, Ardita Sylejmani Bllaca

Sot në varrezat e qytetit të Prishtinës në lagjen ‘Arbëria’, është varrosur gazetarja e Dhomës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.