Ballina / KOSOVA / Hoti: Zgjedhje ose qeveri të unitetit kombëtar
avdullah hoti

Hoti: Zgjedhje ose qeveri të unitetit kombëtar

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i ka quajtur të turpshme deklarimet e fundit të presidentit Hashim Thaçi në SHBA se nëse një korrigjim i lehtë i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë është çmimi për marrëveshje përfundimtare, duhet të pranohet.

“Është e turpshme që njeriu që e ka lexuar deklaratën e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, sot flet për korrigjim kufijsh çka është kundër shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Hoti gjatë një përballje me analistët politik në emisionin N’Shesh të RTK-së.

Duke folur për qëndrimin e LDK-së për përfshirje në dialogun Kosovë- Serbi, ai ka thënë se janë dy mundësi.

“ E para është që vendi të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe të krijohet një qeveri me shumicë parlamentare që do ta udhëhiqte dialogun. Mundësia e dytë është krijimi i një qeverie të unitetit kombëtar ku do të përfshiheshin të gjitha subjektet politike përfshirë Vetëvendosjen, në mënyrë që të përmbyllet procesi i dialogut e pastaj vendi të shkoj në zgjedhje”, ka thënë Hoti.

Sipas tij në qeverinë e unitetit kombëtar partitë politike do të përfaqësoheshin bazuar në fuqinë politike që kanë në Kuvend.

“ Ne e pranojmë qeverinë e unitetit kombëtarë pasi jemi në një situatë të rëndë sa i përket qeverisjes. Kemi një qeveri që ska shumicë parlamentare e po ashtu opozita nuk i ka numrat për rrëzimin e saj pasi nuk e konsideron opsion që për këtë çështje të hyjë në diskutime me Listën Serbe”, ka thënë Hoti.

Shefi i deputetëtev të LDK-së, ka potencuar se në asnjë variant LDK nuk do të pranoj të diskutohet për tërësinë territorial të Kosovës e as për shtetësinë e saj.

Provo po ashtu

tirane

Shqipëria dhe Kosova renditen shumë ulët sa i takon të ardhurave

Dy shtetet shqipfolëse, Shqipëria dhe Kosova renditen shumë ulët sa i takon të ardhurave. Si …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.