Ballina / KOSOVA / Hoti: Vendi është në krizë të thellë, zgjidhja janë zgjedhjet
avdullah hoti

Hoti: Vendi është në krizë të thellë, zgjidhja janë zgjedhjet

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur edhe një herë për rrëzimin e Qeverisë, me ç’rast ka thënë se rruga e vetme për ta nxjerrë vendin nga kriza mbetet mocioni.

“Ne morëm pjesë në këtë tryezë sepse ne i kemi inicuar këto tryeza. Tema që është caktuar sot për dialogun është temë me shumë interes, por këto tryeza kanë një qëllim tjetër për ta nxjerrë vendin nga kriza”, ka deklaruar ai pas përfundimit të tryezës së PSD-së.

Sipas tij, vendi aktualisht është në një krizë të thellë politike e institucionale.

“Vendi është në krizë të thellë, gjatë ditës së djeshme Kuvendi nuk ka pasur fare kuorum. Ne do te vazhdojmë nismën tonë për ta rrëzuar këtë qeveri. Rruga e vetme po duket që do të mbetet mocioni”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, tryeza e sotme ku u diskutua për dialogun përfundoi pa një konsensus mes partive.

@Fluidi

Provo po ashtu

qeveria

Zyrtarët e shtetit që nuk ngopen me para

Zyrtarët e lartë shtetërorë nuk po ngopen me të ardhurat e tyre të majme, disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.