hoti dfc

Hoti takohet me delegacionin amerikan të DFC-së

Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, priti në takim sot përfaqësuesit e Korporatës Financiare të SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC), Caleb McCarry, Brian Martalus dhe John Jovanoviq, bashkë me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Në këtë takim palët kanë diskutuar për implementimin e projekteve të dakorduara në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi, më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

“Gjatë këtij takimi, diskutimi u përqendrua në fusha të veçanta, respektivisht në projektet kapitale, si autostrada, hekurudha dhe energjia”, tha Hoti.

Ai ka falënderuar partnerët amerikanë për kontributin e vazhdueshëm, duke marrë shkas edhe nga efikasiteti i tyre i jashtëzakonshëm për jetësimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve ekonomike në mes dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.