Hoti: S’ka më vazhdim automatik të mandatit për asnjë zyrtar të lartë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se pasi ka hyrë në fuqi ligji i ri për zyrtarët publikë, ka vendosur që të mos ketë më vazhdime automatike të mandatit për asnjë zyrtar të lartë në asnjë institucion të Kosovës.

Në një njoftim në Facebook, Hoti ka thënë se me mbarimin e mandatit të zyrtarëve në pozita të larta publike, do të hapet konkursi për të siguruar mundësi për të gjithë.

Sipas tij, kjo do të bëhet vetëm me “garë të hapur dhe transparente”.

“Vetëm kjo qasje na siguron se përzgjidhen më të mirët. Ky proces do të mbikëqyret edhe nga ekspertët e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit të nënshkruar para një muaji në mes të Ambasadës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Tutje Hoti ka thënë se konkursi për bordet e ndërmarrjeve publike është i hapur deri më 14 gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.