qeveria

Hoti thotë se masat e reja kundër Covid-19 hyjnë në fuqi të hënën

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se masat e reja të ndërmarra nga Qeveria për të parandaluar shpërndarjen e mëtejme të koronavirusit do të hyjnë në fuqi të hënën e 6 korrikut.

Të dielën në mesditë, Hoti në një konferencë për media kishte thënë se do të ndalohet qarkullimi i qytetarëve në komunat më të prekura, nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

Kufizime ka thënë se do të ketë edhe për gastronominë, që do t’i lejohet të punojë vetëm në ambiente të hapura e me mundësinë “merre me vete”.

Këto masa është pritur të merren në mbledhjen virtuale të Qeverisë që ishte paraparë të mbahej me fillim prej orës 18:00. Akoma Qeveria Hoti s’ka njoftuar zyrtarisht për masat që janë vendosur.

Vendimet e reja merren pas shtimit të madh të rasteve të reja me COVID-19 dhe shtimit të rasteve të vdekjeve. Të shtunën u regjistruan 8 vdekje, e kishte 178 raste të reja. Të dielën u raportua për pesë pacientë që kanë vdekur në Klinikën Infektive.

Hoti: Në Prishtinë, Prizren, Ferizaj e Vushtrri do të kufizohet lëvizja sërish

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!