Hoti shkarkon Bordet e emëruara nga Kurti

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti ka marrë vendim për shkarkimin e Bordeve të Përkohshme të Drejtorëve të katër Ndërmarrjeve Publike: KRU “Prishtina”, Ndërmarjes Pubnlike Qendrore NPH “Ibër-Lepenc”, KEK-ut dhe KRU “Hidroregjioni Jugor”, Prizren, borde që ishin emëruar nga Qeveria e drejtuar prej ish Kryeministrit Albin Kurti.

Qeveria ka njoftuar në komunikatë e dërguar sot për media, për vendimet e marra.

Po ashtu Qeveria e Kosovës ka emëruar edhe bordet e Përkohshme në këto ndërmarrje. Labinot Dedushi është emëruar në krye të KRU “Prishtinës”, ndërsa drejtorë janë emëruar edhe Agim Miftari, Arlind Haziri e Linda Spahiu. Marigona Handija është emëruar në krye të NPH “Ibër-Lepenci”, ndërsa drejtorë janë emëruar Enver Rrustemi, Dejan Radojkoviq dhe Aferdita Llumnica.

Në krye të KEK-ut është emëruar Hysen Fazliu, e drejtorë Egzon Berisha, Petrit Ibraj e Fatime Grajçevci.

E në krye të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Zambeze Guraziu, derisa drejtorë janë emëruar Edmond Hoxha Mirzet Xhogoviq dhe Agron Shala.

Mbledhja e Qeverisë është mbajtur në formë elektronike pasi kryeministri Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.